Diella bëhet lajm botëror, mediat e huaja: Shqipëria emëron ‘ministren’ e parë në botë të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

Diella “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë.

Pas Politicos, ka shkruar edhe The Guardian, duke cituar fjalën e kreut të qeverisë gjatë Asamblesë së PS-së se Diella do të jetë e ngarkuar me prokurimin publik në një përpjekje për të ulur korrupsionin.

“Diella, anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale, do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”, tha Edi Rama të enjten. Duke njoftuar përbërjen e qeverisë së tij të katërt radhazi në konferencën e partisë Socialiste në pushtet në Tiranë, Rama tha se Diella, e cila në portalin e-Albania është e veshur me kostum tradicional shqiptar, do të bëhet “shërbëtore e prokurimit publik”, shkruan media britanike.

Media amerikane Washington Post shkruan:

“Kryeministri Edi Rama tha se Diella, emri i së cilës do të thotë “Diell” në shqip, është një “anëtar i Kabinetit që nuk është i pranishëm fizikisht, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale””, shkruan Washington Post.

Euronews e vë theksin se Diella është “ministrja” ë parë në botë e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

“Asistentja dixhitale, e quajtur Diella, është paraqitur si një grua e veshur me veshje tradicionale shqiptare. Shqipëria ka emëruar “ministrin” e parë në botë të qeverisë së gjeneruar nga inteligjenca artificiale, duke synuar ta bëjë vendin “pa korrupsion”. Asistentja dixhitale quhet Diella, që do të thotë Diell, dhe që nga janari i ka këshilluar njerëzit se si të përdorin shërbimet qeveritare në internet. Të enjten, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia prezantoi kabinetit të tij ministrin e dixhitalizimit.”, shkruan Euronews.

France 24 shkruan se Diella u lançua në janar si një asistente virtuale për e-Albanian dhe se deri më tani ka ndihmuar në lëshimin e 36 mijë dokumenteve dixhitale.

“Diella u lançua në janar si një asistente virtuale e mundësuar nga inteligjenca artificiale — që i ngjan një gruaje të veshur me kostum tradicional shqiptar — për të ndihmuar njerëzit të përdorin platformën zyrtare e-Albania që ofron dokumente dhe shërbime. Deri më tani, sipas shifrave zyrtare, ajo ka ndihmuar në lëshimin e 36,600 dokumenteve dixhitale dhe ka ofruar gati 1,000 shërbime përmes platformës”.

Today.it shkruan se pas e-Albania, ku veproi si asistente dixhitale, Diella bëhet “zyrtarisht pjesë e ekipit të qeverisë së katërt të Ramës”.

“Qytetarët shqiptarë ishin njohur tashmë me ministren e re: inteligjenca artificiale ishte tashmë themeli i platformës e-Albania, e cila u lejon qytetarëve të kenë akses në pothuajse të gjitha shërbimet publike në internet. Tani Diella është bërë zyrtarisht pjesë e ekipit të qeverisë së katërt të Ramës. Sistemi, shpjeguan autoritetet, do të jetë në gjendje të vlerësojë ofertat dhe do të ketë të drejtën të “rekrutojë talente nga e gjithë bota”, me qëllim kapërcimin e “paragjykimeve dhe ngurtësive brenda administratës”.

Corriere della Sera në artikullin e saj për Diellën shkruan se ajo është tashmë e integruar në platformën e-Albania, e cila u lejon qytetarëve të hyjnë në pothuajse të gjitha shërbimet publike përfshirë: pensionet, regjistrimin në provime, regjistrimin në shkollë.

Related Posts

Studimi shkencor i revistës amerikane ‘Science’: Shqiptarët dhe Gjuha Shqipe, autoktonë prej 6 mijë vitesh..

Populli shqiptar dhe Gjuha Shqipe, kanë një lashtësi që daton të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe janë autoktonë në këto troje. Këtë konkluzion e nxjerr…

Marrin fund problemet për 4 shenja të horoskopit, ja kush janë fatlumët e horoskopit: Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon

Shtatori 2025 vjen me ndryshime që sipas astrologes së njohur Matilda Zhuang, sjellin fundin e një cikli të vështirë për katër shenja të zodiakut. Me Saturnin që…

Dhimbje e madhe! Vd*s 6-vjeçarja shqiptare ne Itali

Pas një beteje të gjatë me jetën, ka ndërruar jetë e vogla Belen Rreshka, vetëm 6 vjeçe. Katër vite më parë, më 10 shtator 2021, ajo pësoi…

Sh*kon këngëtari i njohur: Jam ne lidhje me katër gra(foto)

Këngëtari dhe autori i njohur amerikan, Ne-Yo, ka bërë sërish bujë me rrëfimet e tij mbi jetën personale. Pas divorcit me Crystal Renay, me të cilën ishte…

Publikohet VIDEOJA e aksidentit ku humbi jetën 18-vjeçari shqiptar në Bolonja (EMRI)

Kanë dalë pamjet e aksidentit në Bolonja të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valerio Maksuti dhe u plagos rëndë një shqiptar tjetër…

“L*ftuan të shpëtojnë vëllanë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksident: Për herë të fundit, më kërkuan një darkë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal….