Sh*kon këngëtari i njohur: Jam ne lidhje me katër gra(foto)

Këngëtari dhe autori i njohur amerikan, Ne-Yo, ka bërë sërish bujë me rrëfimet e tij mbi jetën personale.

Pas divorcit me Crystal Renay, me të cilën ishte i martuar për gjashtë vite, ai njoftoi se është në një marrëdhënie poliamoroze me katër gra – Cristina, Arielle, Moneii dhe Bri.

Fillimisht, Ne-Yo e kishte zbuluar këtë dinamikë në “The Angie Martinez Show”, duke treguar se partneret e tij nuk dalin me askënd tjetër përveç tij. “Unë nuk ua kërkova ekskluzivitetin, ato ma ofruan vetë. Erdhën dhe më thanë: ‘Dua të jem vetëm me ty.’ Dhe unë e pranova,” – kishte deklaruar ai.

Së fundmi, 45-vjeçari foli sërish për marrëdhënien e tij gjatë një transmetimi live në streamin e Kai Cenat.

Ai shpjegoi se përqendrohet tek ajo që është më e mira për veten, fëmijët dhe “fis-in” e tij.

I pyetur nëse ka komplikime, Ne-Yo tha: “Sigurisht që ka. Komplikime ka edhe kur janë vetëm dy persona në një lidhje, e aq më shumë kur janë katër.”

Ndërsa për pyetjen nëse e nervozon grupi i grave kur e zemëron vetëm njëra prej tyre, ai u shpreh se mundohet të kontrollojë emocionet. “Ashtu si me shoqëritë – nëse njëri të mërzit, kjo nuk do të thotë se duhet të reagosh njësoj ndaj të tjerëve.”

Ai gjithashtu tregoi se çfarë veçanërisht pëlqen tek secila prej tyre:
Njëra është më seriozja dhe më e besueshmja, ajo që gjithmonë kujdeset për çdo detaj.

Tjetra është ajo me të cilën qesh pa pushim, gjithçka është humor gjatë gjithë ditës.

Njëra është “luftëtarja”, që do t’i gjendej pranë edhe në situata të vështira.
Dhe e fundit është “eklektikja”,
valltarja dhe artistja e grupit.

“Secila ka diçka të vetën dhe kështu funksionon. Funksionon në mënyrë perfekte,” – u shpreh Ne-Yo. /Prive By Liberta Spahiu

Related Posts

☞ 𝐂𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐄𝐩𝐢𝐝𝐞𝐫𝐦𝐨𝐢𝐝𝐞 💢

Studimi shkencor i revistës amerikane ‘Science’: Shqiptarët dhe Gjuha Shqipe, autoktonë prej 6 mijë vitesh..

Populli shqiptar dhe Gjuha Shqipe, kanë një lashtësi që daton të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe janë autoktonë në këto troje. Këtë konkluzion e nxjerr…

Marrin fund problemet për 4 shenja të horoskopit, ja kush janë fatlumët e horoskopit: Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon

Shtatori 2025 vjen me ndryshime që sipas astrologes së njohur Matilda Zhuang, sjellin fundin e një cikli të vështirë për katër shenja të zodiakut. Me Saturnin që…

Dhimbje e madhe! Vd*s 6-vjeçarja shqiptare ne Itali

Pas një beteje të gjatë me jetën, ka ndërruar jetë e vogla Belen Rreshka, vetëm 6 vjeçe. Katër vite më parë, më 10 shtator 2021, ajo pësoi…

Publikohet VIDEOJA e aksidentit ku humbi jetën 18-vjeçari shqiptar në Bolonja (EMRI)

Kanë dalë pamjet e aksidentit në Bolonja të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valerio Maksuti dhe u plagos rëndë një shqiptar tjetër…

“L*ftuan të shpëtojnë vëllanë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksident: Për herë të fundit, më kërkuan një darkë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal….