Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar/ Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar: Ndihem i pafuqishëm si baba

Afrimi është lindur në vitin 1969 në fshatin Peran, komuna e Podujevës. Ai vjen nga një familje e thjeshtë, me një gjendje ekonomike jo të mirë, por është rritur me mësimin që t’i merrte më të mirën çdo situate në jetë, pavarësisht rrethanave.

Në ato vite fëmijërie nuk do ia priste mendja kurrë që vite më vonë, ky do të qe mësimi më i vyer për një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Duke u rritur, Afrimi vendosi të shkëputej nga familja dhe të zhvendosej në Prishtinë, për të krijuar jetën e tij të pavarur.

Ai gjeti një shtëpi me qera, nisi të punonte çdo ditë në ndërtim dhe në një prej ditëve që shkonte në punë njohu Naxhihen. Ata u martuan, vazhdonin të jetonin me qera dhe donin që familja e tyre të rritej. U përpoqën për shumë vite deri sa më në fund, 6 vite më vonë erdhi në jetë Krenari, djali i tyre i parë e fëmija i vetëm.

Afrimi thotë se nuk do e harrojë kurrë atë ditë. “Ishte dimër, por ta shihnit çfarë rrezesh ka pasur kur erdhi në jetë Krenari, si

të ishte verë. Ka qenë dita ime më e lumtur në jetë.”

Çdo gjë po shkonte për mrekulli. Krenari po rritej i shëndetshëm dhe me pasion të madh për sportin. Afrimi e regjistroi në kurs karateje dhe e ndiqte me çdo gjë që i nevojitej, duke punuar fort për t’i siguruar një të ardhme sa më të mirë. Krenari po arrinte rezultate të shkëlqyera, duke u shpallur disa herë kampion i Kosovës për moshat e reja.

Kohët e fundit, Afrimi nisi të ndjente dhimbje të forta të duarve e të këmbëve, por mendonte se kjo ishte pasojë e punës në ndërtim për një kohë të gjatë.

Pas disa analizave, rezultoi se gjendja ishte në fazën më të rëndë. Afrimi u diagnostikua me tumor në shtyllën kurrizore e duhet t’i nënshtrohej menjëherë një operacioni të vështirë.

Atë nuk e shqetësonte vetja, por gruaja dhe veçanërisht djali. Nuk donte t’i shihte të shqetësuar e përpiqej t’u thoshte batuta që të qeshnin. Ditën e operacionit ka hyrë në sallë duke qeshur. Kujtonte atë që prindërit i kishin mësuar, merri më të mirën çdo situate. E dinte se edhe kjo sfidë po ndodhte për një arsye.

Operacioni zgjati shumë orë dhe rezultati nuk ishte ai që prisnin. Afrimi ngeli i paralizuar. Çastet para operacionit ishin të fundit që ai kishte mundur të ecte, pa pasur nevojën e një karrigeje me rrota.

Që prej 1 viti e gjysmë, për të kujdeset djali 15 vjeçar dhe gruaja e tij. Çdo ditë, Krenari e ngre nga karroca, e lan, e vesh, e nxjerr në rrugicat e lagjes për të marrë ajër sa herë që e sheh të mërzitur. Kujdeset për të si të ishte një fëmijë.

Që prej asaj dite, Afrimi nuk ka mundur të punojë dot më. Jetojnë me një pension invalidi prej 120 eurosh.

Më së shumti Afrimi shqetësohet për Krenarin. “Më vjen keq për djalin sepse është i vogël. Ndihem i pafuqishëm si baba.” E vetmja gjë që ai ka në dorë, është të lutet për të dhe për të ardhmen e tij

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…