Ja si është gjëndja e djalit të vogël me Le*uçemi , Lajme te mira nga Spitali !

Një rreze drite ka mbërritur për familjen Dhimaku, e cila pak javë më parë u përball me humbjen e dy vajzave të saj në një aksident tragjik në aksin Sarandë–Delvinë. Djali i vetëm i familjes, 7-vjeçari Isli, i diagnostikuar me leuçemi, po i përgjigjet në mënyrë të shkëlqyer trajtimit mjekësor dhe pritet të dalë nga spitali ditën e hënë.

Isli po kurohet në spitalin “Bambino Gesù” në Romë, një nga qendrat më të specializuara në Europë për fëmijët me sëmundje të rënda. Sipas mjekëve, ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në Itali për monitorim të kujdesshëm, ndërsa gjendja e tij shënon përmirësime të ndjeshme.

Tragjedia që preku opinionin publik ndodhi më 24 gusht, kur motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku humbën jetën pasi makina e tyre u godit nga një 23-vjeçar që kryente një parakalim të rrezikshëm nën efektin e alkoolit. Të dyja vajzat punonin krahas shkollës për të mbledhur të ardhura që të ndihmonin në kurimin e vëllait të tyre të vogël.

Falë kontributit të Fondacionit “Firdeus”, që mori përsipër shpenzimet e trajtimit, dhe mbështetjes së gjerë nga komuniteti, shpresa për shërimin e Islit është bërë realitet. Lajmi i gëzueshëm i përmirësimit të tij sjell ngushëllim e forcë jo vetëm për familjen Dhimaku, por për të gjithë ata që u prekën nga kjo histori dhimbjeje dhe kuraje,

Related Posts

Kriza përmbyset në Bruksel/ BE paralajmëron pasojat e vendimit të Kosovës ndaj zyrave serbe”

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë….

‘Isha i st’resuar!’ Mjeku lë pacientin në sallën e operacionit për të kryer marrëdh*nie me infermieren

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Britaninë e Madhe. Mjeku anestezist i spitalit Tameside Hospital në Manchester ka lënë pacientin në sallë në…

Urgj*nte! Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja mund të qëndrojnë vetëm…

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në…

Nga pensionet te pronat, vendimmarrjet e para të qeverisë “Rama 4”! Lajm i bujshem nga 1 janari

Me marrjen e detyrës për mandat të katërt, qeveria “Rama 4” ka vënë në plan të parë një sërë vendimesh që synojnë të adresojnë sfidat kryesore sociale…

Horoskopi ditor, e diel 14 shtator 2025

Dashi Do kujdeseni mjaft sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do lini askënd t’ua prishe planet qe keni bere. Mbrëmja do jete mjaft emocionuese. Beqaret…

Aksidenti tragjik i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vjedhur, po ecte me 150 km/orë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bologna të Italisë, ku një 18-vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, humbi jetën, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar mbeti i plagosur dhe është…