Aksidenti tragjik i mori jetën 18-vjeçarit shqiptar, arrestohet shoferi i audit të vjedhur, po ecte me 150 km/orë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bologna të Italisë, ku një 18-vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, humbi jetën, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar mbeti i plagosur dhe është arrestuar nga policia italiane.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë po tentonin t’i iknin patrullës së policisë me një makinë tip Audi të vjedhur. Automjeti u raportua i vjedhur natën midis 8 dhe 9 shtatorit.

Në përpjekje për t’u larguar, 19-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi. Përplasja ishte aq e fortë sa makina u nda në pjesë dhe u gjetën brenda edhe mjete për vjedhje, përfshirë një çekiç.

Policia italiane arrestoi 19-vjeçarin për vrasje me makinë, posedim mallrash të vjedhura dhe rezistencë ndaj arrestimit. Hetimet janë ende në hapat e para dhe nuk është e qartë se kush e vodhi fillimisht makinën ose cili ishte qëllimi i dy djemve në momentin e ndjekjes.

Videoja e publikuar nga dëshmitarët tregon momentin e aksidentit, duke dokumentuar shpejtësinë e madhe të makinës dhe përplasjen dramatike me shtyllën.

Related Posts

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat…

“Fatura rriten, rubinetat thahen”, PL ‘thumbon’ Ramën: Mashtruat me 24 orë ujë, sot kryeqytetasit pijnë premtime

Në një kohë kur Tirana pretendohet të jetë qyteti më i zhvilluar i vendit dhe një qytet europian, qytetarët e saj përballen çdo ditë me një krizë…

Kriza përmbyset në Bruksel/ BE paralajmëron pasojat e vendimit të Kosovës ndaj zyrave serbe”

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë….

‘Isha i st’resuar!’ Mjeku lë pacientin në sallën e operacionit për të kryer marrëdh*nie me infermieren

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Britaninë e Madhe. Mjeku anestezist i spitalit Tameside Hospital në Manchester ka lënë pacientin në sallë në…

Urgj*nte! Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja mund të qëndrojnë vetëm…

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në…

Nga pensionet te pronat, vendimmarrjet e para të qeverisë “Rama 4”! Lajm i bujshem nga 1 janari

Me marrjen e detyrës për mandat të katërt, qeveria “Rama 4” ka vënë në plan të parë një sërë vendimesh që synojnë të adresojnë sfidat kryesore sociale…