“Vetëm në Shqipëri ndodh që një deputet i opozitës është i pasur dhe me vila”

Ditën e djeshme, u konstitua Kuvendi i Shqipërisë, ku deputetët u betuan për mandatin 4-vjeçar. Ndërsa sërish opozita protestoi në Parlament, teksa ligjvënësit demokratë u shfaqën me pankarta në duar kundër mazhorancës.

Analisti Adri Nurellari i ka konsideruar veprimet e opozitës si të tepruara dhe ka akuzuar lidershipin e saj se po përsërit gabimet e të shkuarës

“Është një ‘deja vu’ e shëmtuar dhe një dëshmi e shterpësisë politike, kryesisht opozitës. Logjika thotë se kur nuk funksionon një strategji, duhet ta ndryshosh. Një nga përkufizimet i budallëk që i atribuohet mbase pa të drejtë Anjshtajnit, është që kur bën një gjë dy herë gabim, nuk mund të presësh pasoja të ndryshme.

Është njësoj sikur të shohësh të një film për herë të disatë dhe të shpresosh që në fund nuk do vdesi protagonisti. Kjo është hera e katërt dhe opozita është një ‘deja vu’ ku jemi duke u futur në legjislaturën e katërt dhe sjellja është e njëjtë, dhe kjo është zhgënjyese”, deklaroi ai gjatë një interviste në Report Tv.

Ndërsa më tej, Nurellari hodhi akuza ndaj opozitës se po luan lojën e Ramës dhe se bëjnë ujdira me kryeministrin. Më tej ai akuzoi lidershipi i opozitës se i mban mbështetësit e vetë me iluzione dhe se marrin përfitime nga Rama.

“Sepse kështu i leverdis kryeministrit. Ata janë pozicionuar në pole dhe kjo opozitë të jetë e dobishme për kryeministrin duhet që luaj rol destruktiv. Lidershipi i opozitës aktuale e përdor, si instrument për t’i treguar mbështetësve që jemi të ashpër dhe të vrazhdë, që është një hipokrizi e vërtetë, se kur vjen puna, bëjnë ujdira në mes të natës për reforma zgjedhore, apo për aministi. Nga ana tjetër, Ramës kjo opozitë i duhet, pasi i tregon perëndimorëve dhe mbështetësve të vetë që në nuk jemi të shkëlqyer, premtimet nuk i mbajmë, por këta jën më keq se ne.

Në një farë mënyre janë një formë simbioze, pasi opozitë ka edhe në Afaganistan, Azerbajxhan apo në Rusi. Të marrim Rusinë, Putin ka pasur përballë dy kundërshtarë opozitar nacionalistë dhe komunistë. Ata bënin retorikë të ashpër dhe pompoze, por Putunit i shërbenin, se thoshte se më mirë se unë nuk keni ku gjeni. Ndërsa opozitarët e vërtetë Putini i ka vrarë.

Pra, le të marrim fushatën lokale, Ramës nuk i nevojitej të propozonte asgjë. Ai në Tiranë nuk doli me fytyrën e kandidatit, por me fytyrën e Metës dhe Berishës, që ishin të mjaftueshëm për të mobilizuar mbështetësit e vetë.

Lidershipit të pozitës në fakt kështu i leverdis, pasi mbajnë me iluzione qytetarët e tyre dhe kështu i bëjnë punën siç duhet Ramës dhe Rama i hedh ndonjë ‘kothere’, ndonjë ujdi apo leje ndërtimi’, tha Nurellari.

Po ashtu analisti theksoi se vetëm në Shqipëri ndodh që një deputet i opozitës është i pasur dhe me vila.

“Është degradim total, nuk ka pluralizëm të mirëfilltë, nuk ka konkurrencë dhe garë. Kemi një opozitë që bllokon energjitë dhe krijon iluzione se vendi ka një opozitë, ku në fakt vendi nuk ka një opozitë.

Kur Ramës i leverdis diçka e madhe në Parlament, forcat opozitare janë te gatshme që të ia japin në këmbim të diçkaje. Vetëm në Shqipëri ndodh që të jesh deputet i opozitës dhe je i pasur, apo ke vila në Bregdet. Pse ndodh kjo? Sepse ke bërë ujdi. Sivjet kjo gjë është zvogëluar, pasi zoti Rama siguroi në Parlament siguroi shumicë.

Pra kemi një lloj maskarade, ku kryeministri ka përqendruar të gjitha pushtetet politike dhe mund të krahasohet me 91’, vitin e fundit të Partisë së Punës”.

Related Posts

Pl agosi me th ikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet 14-vjeçari në Durrës

Një 14-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet si autori i plagosjes me thikë të një 15-vjeçari gjatë një konflikti për motive të…

Reagon e tr*nditur Arbana Osmani pas lajmit tragjik se Shpat Kasapi ka ndërruar jetë

Lajmi për vdekjen e papritur të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur botën e artit dhe publikun shqiptar mëngjesin e sotëm. Artisti nga Tetova u nda…

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, e dhimbshme çfarë thoshte ish gruaja për divorcin me këngëtarin: Ëndërroja që Roel të rritej me të dy prindërit..

Bota e muzikës është tronditur sot nga lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari…

Beleri jep lajmin e kqe: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE deri në…

Eurodeputeti Fredi Beleri u shpreh se nuk është e sigurt që Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. “Unë do kontribuoj aq sa…

Po vjen shiu i madh! Ja qytetet e Shqipërisë që rrezikojnë/ Duke nisur…

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe rreshje shiu….

Vd iq papritur në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi, këngëtari ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

Është shuar në moshë fare të re këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku…