Shqiptarët po përdorin më shumë internet se kurrë – rreth 2 miliardë GB në vitin 2024 – por për të shfrytëzuar këto rrjete duhet të paguajnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Pavarësisht çmimeve të larta, lidhjet broadband me shpejtësi të lartë po përhapen me ritme të shpejta: 84% e abonentëve kanë internet mbi 30 Mbps dhe 42% mbi 100 Mbps.
Investimet e operatorëve për rrjetet fikse dhe celulare, duke përfshirë teknologjinë 5G dhe fibër optike, tejkaluan 5 miliardë lekë gjatë 2024, duke treguar se interneti dhe shërbimet dixhitale po bëhen thelbësore për shqiptarët.