“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

Nga avokat Arben Llangozi

Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka urdhëruar mbylljen e procedurave ligjore dhe kalimin e pasurisë së ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pushtetin.

Ky akt kriminal nuk është thjesht abuzim me detyrën, por një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një tradhti e pastër ndaj interesave kombëtare.

Por sk andali nuk mbyllet këtu. Bardhyl Kollçaku, i vetëshpallur gjeneral, jo vetëm që firmosi shkatërrimin e pronës së ushtrisë, por mori shpërblimin e turpshëm, një mandat deputeti. Pra, pasuria e shqiptarëve u shit, marina u dorëzua, dhe Kollçaku u ble me karrige politike.

Në historinë botërore, gjeneralët kujtohen për beteja të mëdha, për sakrifica dhe për humbje jetësh në mbrojtje të atdheut, por gjenerali ynë, Bardhyl Kollçaku, nuk do të mbahet mend për trimëri apo kontribute ushtarake, ai do të hyjë në histori si gjenerali i oligarkëve, njeriu që tradhtoi kombin shqiptar duke shitur pasuritë e ushtrisë dhe duke i kthyer në plaçkë pushteti për interesat e ngushta të politikës dhe biznesit të lidhur me të.

Por çfarë ka bërë SPAK? Pesë vite “hetim” dhe asnjë vendim, asnjë arrestim, asnjë përgjegjësi! Heshtja e SPAK-ut është bashkëpunim në krim dhe turp për drejtësinë shqiptare.

Kjo video është prova që duhet të çonte pas hekurave Xhackën, Kollçakun dhe gjithë zinxhirin politik-ushtarak që shiti pasuritë e vendit te oligarkët. Çdo ditë që kalon pa arrestime, është një dëshmi tjetër se drejtësia në Shqipëri është e kapur, e shitur dhe e gjunjëzuar para pushtetit dhe parasë.

https://www.facebook.com/reel/1850831395785120/

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…