Krijimi i shtetit palestinez, OKB voton rezolutën me shumicë dërrmuese, ja si votoi Shqipëria

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap rrugën krijimin e shtetit të Palestinës. Deklarata 7-faqëshe është rezultat i një konference ndërkombëtare në OKB në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca, mbi konfliktin prej disa dekadash.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bojkotuan deklaratën, ndërsa Shqipëria ab stenoi. Në total rezoluta mori 142 vota pro dhe 10 kundër, ndërsa 12 vende abstenuan.

“Për ata që duan paqe, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të shpëtojnë jetë, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund luftës në Gaza, këtij agresioni, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të lirojnë pengjet dhe të burgosurit, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan t’i japin fund mohimit të ushqimit dhe të vendosin urinë kundër popullit palestinez në Gaza, ejani dhe bashkohuni me ne. Për ata që duan të rindërtojnë Rripin e Gazës, ejani dhe bashkohuni”, tha vëzhguesi palestinez.

Vota vjen përpara një takimi të udhëheqësve botërorë më 22 shtator, të Asamblesë së Përgjithshme të nivelit të lartë të OKB-së, ku Britania, Franca, Kanadaja, Australia dhe Belgjika pritet të njohin zyrtarisht një shtet palestinez. Deklarata e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë dënon sulmet kundër Izraelit nga militantët palestinezë Hamas më 7 tetor 2023, të cilat shkaktuan luftën në Gaza.

“Deklarata përfshin një ekuivalencë morale shqetësuese dhe nuk arrin të njohë realitetin se terrorizmi i Hamasit më 7 tetor ishte arsyeja pse kjo luftë ishte e nevojshme, dhe refuzimi i tij për të liruar pengjet dhe për të dorëzuar armët është arsyeja pse kjo luftë vazhdon. Versioni i deklaratës që po votohet në OKB vazhdon të përmbajë gjuhë që mbështet të ashtuquajturën të drejtë kthimi. Gjë që do të thoshte vdekjen demografike të Izraelit si shtet hebre. Për këto arsye, Shtetet e Bashkuara i nxisin delegacionet të bashkohen me ne në votimin kundër rezolutës”, tha Morgan Ortagus, Ambasadore e SHBA-së në OKB.

Rezoluta gjithashtu dënon sulmet e Izraelit kundër civilëve dhe infrastrukturës civile në Gaza, rrethimin dhe urinë, “të cilat kanë rezultuar në një katastrofë humanitare shkatërruese dhe krizë mbrojtjeje”. Deklarata e mbështetur nga rezoluta thotë se lufta në Gaza “duhet të përfundojë tani” dhe mbështet vendosjen e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…