Gruaja e oligarkut i reklamon private jet-in shqiptarëve të varfër

Në qendër të një hetimi të hapur prej muajsh nga SPAK, është emri i shumë-lakuar i Ilir Shtufit, oligarkut të ndërtimit i përfolur për skema pastrimi parash.

Burime për JOQ kanë zbuluar vetëm një pjesëz të jetesës luksoze të bashkëshortes së oligarkut të ndërtimit të dendur me tendera miliardë lekë kryesisht nga bashkia Tiranë e jo vetëm. Jetesa e kësaj të fundit kalon çdo luks të imagjinuar, duke përmendur këtu veshje origjinale të firmave më të shtrenjta, jetesë e pushime luksoze.

Duket se ajo nuk ngurron të reklamojë as jet-in privat në rrjetet sociale, po ashtu as çantat e markave Chanel me vlerë 6000€ të koleksionit 2025-2026 Pre Collection apo atë Hermes Birkin Bag me vlerë rreth 40,000€, një nga çantat më ekskluzive në botë, tejet të vështira për t’u siguruar jo vetëm prej çmimit të kripur por edhe statusit të personit që kërkon ta blejë, të cilit i kërkohet presë me muaj e shpeshherë vite në një listë me emra të përzgjedhur ndërkombëtarë.

Fijet e një pjese të aktiviteteve të Shtufit kalojnë përmes bashkëshortes së tij, E.H, notere me zyra aktive në kryeqytet.

Sipas të dhënave të siguruara nga JOQ, një pjesë e transaksioneve që lidhen me pronat, bizneset dhe lëvizjet financiare të oligarkut kanë kaluar nëpërmjet zyrës së noterise të drejtuar nga e shoqja.

Dokumentet noteriale, që në letër duken të rregullta, mund të jenë përdorur si mbulesë ligjore për të justifikuar burime fondesh të dyshimta. Jo vetëm transaksionet, por edhe mënyra e jetesës së çiftit ka ngritur hije dyshimi të forta.

“Ne flasim për drejtësinë e re, por në realitet kemi të bëjmë me të njëjtat skema të vjetra” – shprehet një burim për JOQ pranë oligarkut, duke lënë të kuptohet se hetimet ndaj oligarkut ecin me ritme të ngadalta dhe nën ndikim të fortë.

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…