Euro prek nivelin më të ulët historik: rënia reflekton ofertë të lartë dhe forcim të lekut

Tiranë, 16 shtator 2025 – Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, duke zbritur për herë të parë nën kufirin psikologjik të 97 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye këtë të hënë me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë.

Në terma vjetorë, rënia e euros në raport me lekun është 2.4%, duke ruajtur trendin rënës të nisur që prej fillimit të vitit, megjithëse me një ritëm më të moderuar se në vitet e mëparshme.

Faktorët që nxisin rënien e euros

Agjentët e tregut pohojnë se rënia e mëtejshme e euros tejkalon edhe nivelet tipike të sezonit turistik (korrik-gusht), dhe reflekton një ofertë më të lartë dhe të shpërndarë të valutës gjatë gjithë vitit. Ky fenomen lidhet me:

zgjatjen e sezonit turistik përtej muajve tradicionalë,

diversifikimin e burimeve valutore, përtej remitancave dhe turizmit, me kontribut nga sektorë të tjerë si ndërtimi dhe shërbimet.

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë dhe roli i politikës fiskale

Për të zbutur presionet mbi kursin e këmbimit dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të lekut, Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës që prej tremujorit të dytë. Megjithatë, efekti i këtyre ndërhyrjeve ka qenë i kufizuar, duke ndihmuar vetëm në ngadalësimin, por jo ndalimin e rënies së euros.

Në të njëjtën kohë, forcimi i monedhës vendase është ndikuar edhe nga politika më shtrënguese fiskale. Deficiti buxhetor dhe borxhi publik janë në ulje, ndërsa për të tretin vit radhazi, qeveria ka regjistruar suficit buxhetor në pjesën më të madhe të vitit. Deri në fund të korrikut, suficiti arriti në 31.6 miliardë lekë, por kjo shifër është 42% më e ulët se një vit më parë.

Bilanci i pagesave dhe investimet e huaja

Të dhënat e fundit nga bilanci i pagesave tregojnë një rritje modeste të prurjeve neto nga turizmi me rreth 8% për 6-mujorin e parë të vitit 2025 – dukshëm më e ulët krahasuar me rritjen e vitit të kaluar.

Po ashtu, investimet e huaja direkte (IHD) – kryesisht të përqendruara në sektorin e pasurive të paluajtshme – kanë shfaqur shenja ngadalësimi, me një rritje prej vetëm 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë kontekst, megjithëse deficiti i llogarisë korrente është rritur me 19% në tremujorin e dytë, në total për 6-mujorin shënon një rënie prej 3.1%, duke zbritur në 561 milionë euro.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…