Zyrtarisht 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga vendi në 16 vitet e fundit, por kjo nuk është e tëra!

Tiranë- Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.

Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë. Pas vitit 2015 ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.

Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024. Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.

Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.

Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomik është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë. Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.

Paga mesatare në Shqipëri ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane. Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.

Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.

Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane./Monitor

Related Posts

Tragjedi familjare në Ferizaj: 38-vjeçari VRlTET nga kushëriri pas një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes që ka ndodhur të hënën në fshatin Balaj të Ferizajt. Në njoftimin e policisë thuhet se vrasja e 38-vjeçarit…

Ekzekutohet në Kanada babai shqiptar i dy fëmijëve

Policia ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjatë fundjavës, në një shesh në zonën e North York….

Vɾaυ aυtorin që i pI*gosi vajzën 11 vite më parë, Prokuroria e Dibrës kërkon bυrgim të përj’etshëm për Islam Metën

16 Shtator, 2025 DIBËR- Prokuroria e Dibrës ka kopsitur ditën e sotme dosjen në ngarkim të Islam Metës. Meta në vitin 2024 vrau me armë zjarri 54-vjeçarin…

Euro prek nivelin më të ulët historik: rënia reflekton ofertë të lartë dhe forcim të lekut

Tiranë, 16 shtator 2025 – Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, duke zbritur për herë të parë nën kufirin psikologjik të 97 lekëve….

Tre shenjat më me fat të javës sipas Paolo Fox (15–21 Shtator 2025)

Këto janë tre shenjat që sipas yjeve kanë më shumë fat gjatë javës 15–21 shtator 2025: Luani, Virgjëresha dhe Gaforrja Kjo javë sjell energji të përziera, por…

Panik në plazh, ujku sulmon 3-vjeçaren

Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare. Sipas mediave greke, vajza është me…