Si skenar filmi! U rr*mbye kur ishte 13 vjeç gjatë Iuftës në Kosovë, bashkohet me familjen pas 24 vitesh

Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme! Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur. Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiut. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

Ramadan Avdiu: Abedin, djali im Allah shyqyr. Nëpër telefona e kemi parë …(qan). Unë natë e ditë ta përmendja emrin tënd o Abedin. Babain tënd as natën e as ditën nuk e ka zënë gjumi, lusja Zotin të të gjeja. Kemi menduar se ke vdekur, ti shyqyr je gjallë djali im. Sa më shpejt djali im të vish tek babi.

Abedin Avdiu: Po, ky është babai im!…(përlotet)

Por surprizat për Abedinin nuk do të ndalnin këtu, pasi motra, Aishe dhe vëllai i tij, Sabri kishin udhëtuar nga Mitrovica për të qenë pjesë e studios. Ata folën për herë të parë me njëri-tjetrin pas më shumë se dy dekadave, ndërsa të mbërthyer nga emocionet fjalët ishin të pakta.

Abedin Avdiu: Mirë, si je ti vëlla?

Sabri Avdiu: Mezi pres të të takoj, jam i shokuar.

Abedin Avdiu: Nuk e besoja kurrë se do t’ju gjeja.

Aishe Avdiu: Vëlla të gjithë kemi qarë, babai po të pret. Jemi gëzuar shumë. Vëllai jonë kemi qejf sa më shpejt të vish.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’i shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët. Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Vite më vonë vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vitesh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarje, por të gjithëve ne. Kjo histori është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…