Ngarje e rende! Eni Çobani ne lot: Nuk mundem më, është situata më e rëndë që më ka ndodhur

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë një nuse dhe një vjehërr, Myzejeni dhe Kujtimi, ku kanë probleme me çështjen e një prone. Si familje ata kanë një pishinë në Gramsh, ku e gjithë puna dhe mundi i tyre ka shkuar tek ky biznes. Por për shkak të disa problemeve ligjore që djali i madh ka patur, babai truallin ku sot është ndërtuar pishina ia kaloi në emrin e tij që t’i shpëtonte burgut.

Por djali i madh i preu në besë dhe nuk ia ktheu më pronën që ishin pronarë babai dhe vëllai i tij. Tani ai kërkon që vëllai i tij i vogël, i cili ka punuar gjithë jetën dhe ka kontribuar për këtë biznes, të dalë jashtë sepse prona është e tij. Eni Çobani komunikoi nëpërmjet një lidhje telefonike me djalin madh të familjes, Arencin, por ai refuzoi të jepte shpjegime duke i mbyllur telefonin.

Në fund të seancës së ndërmjetësimit Eni Çobani i është drejtuar publikisht Arencit që i mbylli telefonin pa dhënë asnjë shpjegim duke u shprehur se po e bezdiste, që do shihen së bashku në gjyq, duke e mbështetur plotësisht babain e tij Kujtimin dhe aty do jetë i detyruar që t’i japë një shpjegim.

Eni Çobani: Fjala e Arencit në këtë seancë ndërmjetësimi ka qenë një nga fjalët më të rënda që kam dëgjuar nga një djalë. Pra t’i thuash një djali që ka në seancë babain dhe të mbyllë telefonin dhe të kërkojë disa herë nga ne që të mos bezdiset, kjo për mua është shumë e rëndë. Realisht më ka lënë pa fjalë.

Dhe pse ai djalë u përgjigj në atë formë nuk kisha ndërmend ta mbyllja këtë seancë ndërmjetësimi në këtë formë, po i them Arencit publikisht: Arenc i dashur unë ty vërtetë nuk do të të bezdis më, por ama do të më kesh përballë, krah zotit Kujtim në gjykatën në të cilën ti ke vajtur dhe besoj që atje, realisht ne të dy do komunikojmë si qytetarë dhe përpara gjykatës je i detyruar të më japësh një përgjigje.

Ardit Gjebrea: Nuk e kishe bërë ndonjëherë këtë gjë zonja Eni, çfarë ndodhi?

Eni Çobani: Jam prekur jashtë mase, nuk e di, jam gati për të lotuar sepse nuk e di… Kujtimi është veç nga Genci, i ka hedhur në gjyq veç e veç, pra babain e ka hedhur veç dhe vëllain veç, nuk janë bashkë këta të dy prandaj unë thashë që do mbaj Kujtimin. Kujtim do jemi bashkë, nëse këta të lanë, unë do të të shtrëngoj fort. /tvklan.al,

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…