Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë.
Ngjarja e rëndë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi dhe ka lënë të shokuar familjen, miqtë dhe gjithë opinionin publik.
Adna Rovčanin-Omerbegović, 26 vjeçe, kurorëzoi dashurinë e saj më 13 shtator, në një hotel në Ilidža të Sarajevës, ku organizoi një dasmë në praninë e të afërmve. Vetëm disa orë më vonë, ajo nisi të ndihej keq papritur. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi, deri në humbjen e vetëdijes, duke e detyruar familjen ta dërgonte urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, e reja ndërroi jetë më 15 shtator, vetëm dy ditë pas martesës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e saktë të vdekjes, edhe pse aludohet.
Homazhet do të mbahen sot, në varrezat “Bare” të Sarajevës, ku do t’i jepet lamtumira e fundit të resë që u nda nga jeta në kulmin e gëzimit të saj.
Historia e Adnës ka prekur zemrat e të gjithëve, duke u kthyer në një kujtesë të dhimbshme se sa e brishtë mund të jetë jeta.
Top Channel