Paga reale, 130 € më pak se në 2020: çmimet po “hanë” rrogën e shqiptarëve

Rritja e pagave që qeveria e paraqet si sukses, në realitet “po hahet” nga çmimet e larta. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, paga reale mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025 ishte vetëm 70,288 lekë, ose rreth 130 euro më pak se në vitin 2020.

Në letër, paga mesatare ka arritur 83,906 lekë, por kjo është thjesht një shifër nominale që nuk përkthehet në fuqi reale blerëse. Inflacioni, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave, ka zhvlerësuar ndjeshëm çdo rritje.

Krahasuar me vitin 2020, rritja e pagave duket mbi 50% në terma nominalë, por në realitet fuqia blerëse është rritur vetëm me rreth 27%. Me fjalë të tjera, një shqiptar sot shpenzon rreth 84 mijë lekë për të blerë të njëjtat mallra që pesë vite më parë i merrte me 70 mijë lekë.

Të dhënat historike tregojnë qartë se gjatë 2021 inflacioni ishte i ulët dhe rritja e pagave solli më shumë para në xhep. Por në 2022 çmimet shpërthyen dhe e neutralizuan çdo përfitim. Vetëm në 2023 pagat reale arritën të rimarrin disi terren, ndërsa në 2024 për herë të parë kaluan pragun e 70 mijë lekëve.

Megjithatë, raporti mes pagës nominale dhe asaj reale ka rënë ndjeshëm: në 2022 paga reale ishte sa 90% e nominales, ndërsa sot është vetëm 84%.

Ekspertët theksojnë se ky hendek i thelluar po e bën rrogën e shqiptarëve gjithnjë e më të pavlefshme në raport me jetesën reale. “Rritja e pagës në letër nuk ka vlerë, nëse inflacioni vazhdon të hajë fuqinë blerëse të qytetarëve”, paralajmërojnë ata.

Në përditshmëri, qytetarët ndihen më të varfër se kurrë, edhe pse në statistika shfaqen si më të paguar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…