Leku i madh po vjen, por kur?! Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, rroga mesatarja 1200 euro, pensionistët do..

Panorama.al ka siguruar programin që do të prezantohet ditën e nesërme (18 shtator) në seancën parlamentare në Kuvend.
Screenshot_14

Në kapitullin “Puna dhe Kapitali” njerëzor të programit bëhet me dije se objektiv i qeverisë është që paga minimale të shkojë në 500 euro deri në 2026, ndërsa paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030, në sektorin publik 1,200 €.

Sipas programit, qeveria ‘Rama 4’ synon që në mandatin e katërt të ulë papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.

Në vitin 2026 paga minimale në vend do të arrijë në 500 euro. Në dokument theksohet se për 18 muajit e parë të aplikimit të kësaj rritjeje, nuk do të ketë asnjë taksë shtesë.

“Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta”, thuhet në dokument.

Ndërkohë që paga mesatare kombëtare do të arrijë në 1,000 € deri në 2030 dhe në sektorin publik 1,200 €.

Pjesë nga programi

• Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.
• Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.
• Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.

• Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.
• Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.
• Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.

• Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.
• Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
• Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
• Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.

Related Posts

Moti bën kthesën drastike në këtë ditë të javës? Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm

Shqiperi — Sipas sinoptikanes Tanja Porja, vendi ynë do të përjetojë një ndryshim të lehtë të kushteve atmosferike gjatë 24 orëve në vijim, me një rritje të…

U rrëzua nga pallati, nderron jete tr*gjikisht aktori ne lule te jetês

Aktori i njohur, Alan “Yu” Menglong, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pasi është rrëzuar nga pallati i tij. Menglong, i njohur më së miri për rolin…

E FR*KSHME! Ngrohja globale, dalin hartat, zonat në Shqipëri që mund të fundosen nën ujë pas disa vitesh

Ideja që qytete të tëra të zhyten nën ujë mund të tingëllojë si komploti i filmit më të fundit fantastiko-shkencor. Por kjo mund të bëhet realitet në…

Apel për ndihmë nga Vlora: Babai im ka nevojë urgjente për gjak, po lu*fton me vd*ekjen!

Një vajzë nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për babain e saj, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën….

Paga reale, 130 € më pak se në 2020: çmimet po “hanë” rrogën e shqiptarëve

Rritja e pagave që qeveria e paraqet si sukses, në realitet “po hahet” nga çmimet e larta. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, paga reale…

Tronditje: 14-vjeçarja futet e ar*matosur në shkollë dhe hap zj*arr ndaj nxënësve! (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në provincën Mendoza, Argjentinë, kur një vajzë vetëm 14 vjeçe hyri në ambientet e shkollës…