Nami në Durrës – Ka te arr*stuar, cpo ndodh

Në qytetin e Durrësit janë shënuar disa ngjarje të ndryshme në orët e fundit, që kanë çuar në arrestime dhe procedime penale.

Një 19-vjeçar u ndalua pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, një 16-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë për përfshirje në bastet sportive.

Po ashtu, një 61-vjeçar u arrestua pasi shkaktoi një aksident rrugor duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, duke dalë nga banesa;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatua e hapur një faqe për baste sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në rrugën “Adria”, autobusi që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…