Kurimi i ka*ncerit të gjirit ndërpritet në mes, te Onkologjiku nuk ka ilaçe për pacientet

Pacientët me kancer të gjirit dhe që trajtohen te Onkologjiku në QSUT, po përballen me mungesën e një ilaçi jetik, Phesgo, i cili përdoret për parandalimin e rikthimit të sëmundjes.

Pacientët kanë konfirmuar për JOQ se ky medikament mungon prej të paktën dhjetë ditësh dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi datën e rifurnizimit. Ato thonë se ky medikament bën pjesë në trajtimin periodik dhe shumë prej tyre janë të detyruara të marrin dozën çdo muaj.

Sipas tyre, mungesa e ilaçit jo vetëm që po pengon vazhdimësinë e trajtimit, por po shkakton edhe shqetësim të madh emocional, pasi blerja e Phesgo jashtë sistemit publik është e pamundur për shumicën, për shkak të kostos shumë të lartë dhe mungesës në farmaci.

Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që mungesa e ilaçeve rrezikon jetën e pacientëve në vendin tonë duke i lënë ata në udhëkryq dhe pa asnjë zgjidhje. Pacientët dhe familjarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e situatës pasi vonesat e vazhdueshme vetëm sa rrezikojnë edhe më tepër jetën e pacientëve.

Denoncimi 1:

“Pershendetje jeta osht qef kam operuar mamin nga kanceri i gjirit dhe duhet te bej nje gjilper cdo muaj per parandalimin e zhvillimit te kancerit. Shkuam te bejme gjilperen sot na thane qe eshte ne munges nuk e dime kur vjen furnizimi. Gjilpera eshte jetike per pacientet me kete lloj diagnoze. Emri i gjilperes eshte Phesgo tek qsut onkologjiku. Po kushton shum shtrejt me sa me kan then Nuk ka as ne farmaci”

Denoncimi 2:

“Pershendetje te lutem mundesh te besh nje thirrje per ne pacientet e Onkologjikut gje e cila po na sikletos dhe na shqeteson per mungese te njerit ilac, phezgo eshte mungese ka 10 dit qe mungon dhe po presim ,presim ,presim. Kushton shuuum. Un e i kam bere dozat ne shtet por ka dy jave mungese. Kjo esht doza e 17 qe duhet ta beja”

Related Posts

Horoskopi, E mërkurë 26 nëntor 2025

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni çaste te mrekullueshme me atë qe dashuroni dhe do mendoni sesi ta…

Ç’po ndodh në “BBVK 4”? Një tjetër banore ndërpret garën, shkak bëhet produksioni…

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova 4” kanë kulmuar me një largim të papritur dhe të zhurmshëm, ku banorja Linda Rei ka vendosur të ndërpresë garën në…

E MARTË “TERSI” për këto dy shenja! Mos mbani mëri për …

Dashi Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e…

Monika Kryemadhi kërkon të jetë pjesë e Big Brother

Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë për të marrë pjesë në Big Brother VIP. E pyetur nga…

E frikshme! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, objektivi rival i Aldo Bares

Detaje nga atentati me armë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Dyshohet se është qëlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos”. Ai njihet…

Nami ne vend, disa te arrestuar, e rende ckane bere

Policia e Lezhës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24…