Tm*rr ne Shqiperi, qytetari g*ditet me levë nga polici bashkiak para banesës së tij, efektivi i dh*non edhe bashkëshorten shtatzëne bashkë me nënën

Një qytetar është dhunuar dhe go ditur me leva në trup e në kokë para banesës së tij nga efektivi i Policisë Bashkiake Himarë, Albano Baraj. Ngjarja e cila është denoncuar nga familja e të dhunuarit, raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë, para banesës së shtetasit Andi Hoxha.

Familjarët e Andi Hoxhës bëjnë me dije se polici bashkiak, i cili më herët kishte pasur një konflikt të mëparshëm me shtetasin Hoxha (për të cilin kallëzimi penal i depozituar në Policinë e Shtetit Himarë u mbyll në mënyrë të njëanshme dhe pa e përcjellë në Prokurori apo Gjykatë), ditën e ngjarjes është paraqitur para banesës së tij dhe ka sulmuar në mënyrë brutale Andi Hoxhën dhe familjen e tij.

Sipas dëshmive të qytetarëve të pranishëm, Andi Hoxha është goditur disa herë me levë në kokë dhe trup, duke u lënë pa ndjenja dhe duke rrezikuar seriozisht jetën. Gjithashtu bashkëshortja e tij, në pritje të një fëmije, si dhe nëna 80-vjeçare, janë gjithashtu goditur e keqtrajtuar gjatë tentativës për të mbrojtur viktimën.

Familja e Hoxhës thotë se pavarësisht thirrjeve të shumta, në vendngjarje nuk është paraqitur Policia e Shtetit, por vetëm autoambulanca.

“Pas sulmit, autori i njohur si person i përsëritur në akte dhune – nuk u shoqërua dhe as u ndalua nga policia, por përkundrazi u pa duke u paraqitur normalisht në vendin e punës në Bashkinë Himarë. Ky fakt ngre dyshime të forta për favorizim dhe komprometim nga ana e Policisë së Shtetit në Himarë, e cila deri më sot nuk ka marrë asnjë masë ndaj autorit”, njofton familja e Andi Hoxhës.

Gjendja shëndetësore e të lënduarit mbetet e rënduar. Fillimisht ai u nxor nga spitali vetëm dy orë pas daljes nga koma, ndërkohë që u detyrua të rikthehej me urgjencë pas një kolapsi në rrugë. Aktualisht ai vijon trajtimin në spitalin e Vlorës.

Si rrjedhojë familja Hoxha kërkon:

Marrjen e menjëhershme të masave ligjore ndaj autorit të dhunës Albano Baraj, duke e ndaluar dhe proceduar penalisht sipas ligjit.
Hetimin e rolit të Policisë së Shtetit Himarë dhe të çdo punonjësi që ka vepruar në mënyrë të njëanshme për të mbrojtur autorin.
Reagimin e institucioneve qendrore, përfshirë Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…