Qeveria ka prezantuar nismën “Paqja Fiskale 2026–2029”, e cila parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite dhe një skemë të re ripagimi me përqindje të reduktuara për borxhet e mbetura gjatë dekadës së fundit.
Ky program synon një kapitull të ri bashkëpunimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes shqiptare, duke shmangur kontrollet e shpeshta dhe duke nxitur deklarimet e rregullta.
Marrëveshjet disa-vjeçare do të mbështeten edhe nga përdorimi i inteligjencës artificiale, e cila do të ndihmojë në identifikimin e anomalive dhe përshpejtimin e procedurave.
Qeveria ka shpallur gjithashtu vijimin e politikës së taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029, si dhe reformën e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, që do të kalojë në një sistem të ri bazuar në vlerën reale të tregut përmes rivlerësimit masiv dhe krijimit të Kadastrës Fiskale.
Sipas parashikimeve, të ardhurat tatimore do të rriten me mbi 30 miliardë lekë në vit, falë zgjerimit të bazës tatimore dhe digjitalizimit të shërbimeve, pa shtuar barrën fiskale për qytetarët dhe bizneset, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.