“Ka pacientë që mendojnë se i kanë bërë magji të zezë”/ Habit psikologu: Një lloj frikë…

Psikologu Eduart Tafa ishte një ditë më parë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli rreth besëtytnisë, magjisë së zezë, fallxhoreve. Ai komentoi edhe pse shqiptarët vendosin që t’u besojnë kaq shumë.

“A të ka ndodhur që të vijnë pacientë në klinikën tënde dhe të të thonë që i kanë bërë magji të zezë dhe jeta po u shkon ters? Çfarë i këshillon ti?”, e pyeti moderatori i njohur.

Psikologu u shpreh se ka raste, pasi jetojmë në një shoqëri dhe kulturë që i beson këto gjëra.

“Unë mendoj që në shumë kontinente momentalisht ka besueshmëri të lokalizuar, në opsione të ndryshme. Por le të mbetemi në popullatën tonë. Është e pashmangshme si pyetje, por do të bëjmë një diferencim. Kur ne bëjmë analizën klinike të rastit, duhet nisur gjithmonë nga konteksti kulturor. Cili është ndryshimi mes një psikologu shqiptar dhe një psikologu europian apo amerikan? Ka patur shumë raste ku orientohen në banimin ku janë në Europë, shkon takon psikologun dhe i thotë që ‘mendoj se mund të më ketë bërë dikush një magji’.

Psikologu europian nuk arrin ta shikojë në kontekstin kulturor të personit, por duke u bazuar në kontekstin e literaturës shkencore, ai nuk e njeh si fenomen dhe automatikisht ai ngre një pikëpyetje mbi diagnozën që mund të vendosë mbi personin, që shpeshherë është e gabuar.

Kur vjen teknjë psikolog shqiptar, ne e shikojmë në bazë të kontekstit kulturor fillimisht pyetjen me të cilën na drejtohet. Dhe e parë në kontekstin kulturor, ne na jep mundësinë dhe komoditetin për t’u zgjeruar edhe më tepër deri në rrënjën e asaj që mund të jetë fituar si një lloj frike apo një lloj besimi gjatë rrugëtimit të tij të jetës”,tha Eduart Tafa, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…