Pe*dofiIi “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47-vjeçar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me një vajzë 13-vjeçare dhe si pasojë e veprimeve të tij ka rënë në prangat e policisë.

E gjitha do të niste në Instagram kur një vajze ende pa i mbushur 14-vjeç, do ti vinin në celular mesazhet e një personi të panjohur.

Tekstet që ky person i shkruante të miturës, ishin të drejtpërdrejta dhe me përmbajtje të qartë erotike.

Në bisedat e shkëmbyera, duket qartë që e mitura jo vetëm e njofton që është vetëm 13- vjeçare, por nuk i jep asnjë shkak për të vijuar më tej bisedën me të. Por kjo nuk e stepi aspak burrin e panjohur, i cili madje e shton dozën e ngacmimit, duke u treguar edhe më i drejtpërdrejtë.

Pas kësaj, nëna e alarmuar nga çfarë ka gjetur në celular, kontakton me Piranjat, dhe së bashku vendosin të vazhdojnë komunikimin me të panjohurin, duke ia bërë disa herë të qartë se vajza është minorene. Kjo në vend që ta frenojë, duket se ia shton edhe më shumë adrenalinën Dritanit 48-vjeçar, sepse pas teksteve provokuese, ai nis t’i dërgojë 13-vjeçares foto të organit gjenital, duke i shoqëruar me tekste të njëpasnjëshme.

Më pas maniaku, kërkon ta kalojë bisedën në një tjetër nivel, prandaj kërkon një numër telefoni dhe komunikon me vajzën. Vajza me të cilën maniaku po komunikon, është Viola, bashkëpunëtorja jonë e cila nga zëri dhe fiziku ngjan vërtetë e vogël pavarësisht moshës që ka. Pasi mendon që e ka bindur përfundimisht viktimën e tij, maniaku ka lënë takim në një lokal në periferi të Tiranës, aty ku kuptohet se i ka marrë masat që bashkë me 13 vjeçaren të përfundojë në hotel. Por edhe Piranjat i kanë marrë disa masa. Agjentët e komisariatit nr. 3 në kryeqytet janë së bashku me ta, në pritje për të ndërhyrë.

Në orën 8.00, 48 vjeçari shfaqet përballë Violës.Që në momentet e para të takimit, maniaku kërkon të tregohet i kujdesshëm duke kontrolluar me sy zonën përreth, ndërkohë në zërin që herë herë i dridhet, vërejmë shenja frike.Maniaku nuk e ka aspak problem moshën e një vajze e cila supozohet të luajë ende me kukulla.

Pavarësisht se në ndryshim nga chatet dhe fotot perverse që ka dërguar, në bisedë mundohet të jetë më i matur.

Ndjenjat, pasionet, dëshirat dhe eksperiencat e para për një vajzë, janë një etapë e rëndësishme e cila duhet ndarë me djem të së njëjtës grupmoshë, dhe jo me predatorë seksualë që përfitojnë nga momentet e dobësisë. Por këto gjëra, vështirë se i kupton një individ i tillë.

Maniaku 48 vjeçar tashmë i bindur se viktima ka rënë në kurth, niset drejt hotelit me qëllimin për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Por në recepsionin e hotelit Piranjat kapin mat maniakun 48 vjeçar. Jashtë godinës ndodhen agjentët e komisariatit nr.3 të kryeqytetit, të cilët falë bashkëpunimit dhe gatishmërisë së tyre bënë të mundur arrestimin e tij dhe çuarjen përpara drejtësisë./Emisioni “Piranjat”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…