Rrëfehet Dumani: Politikan i madh që sot është në burg porositi vr*asjen e vëllait të ish-deputetit socialist

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar për herë të parë se në dijeni në tyre vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, është porositur nga një politikan i madh në Shqipëri, i cili sot është prapa hekurave.

Duke folur për gazetarin Flamur Vezaj që jeton në SHBA, vëllai i vrasësit me pagesë ka thënë se me zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës, SPAK ka shansin të tregojë veten, se çfarë institucioni është.

“Vrasja… aty do shohim se ku shkon SPAK-u. Është porositur nga dikush që është shumë i madh këtu. E ke në burg”, tha Fitim Dumani. Vëllai i vogël i Nuredinit tregoi për gazetarin Vezaj se dhe atij vetë i është hequr mbrojtja nga shteti.

VIDEO, si e përshkruan Vezaj intervistën:

Në këtë episod të rrëfimit tronditës të Fitim Dumanit, ai flet për: Sigurinë e familjes, thotë se kriminelët kanë gjetur vendndodhjen e prindërve të tij dhe se agjentët e mbrojtjes nuk qëndrojnë te shtëpia dhe as nuk janë të armatosur. Agjentë të dehur e të patrajnuar, sipas tij, personeli që duhet ta mbrojë nuk garanton asnjë siguri. Momente skandaloze, policia, sipas rrëfimit, i ka dhënë armë Nuredin Dumanit gjatë lëvizjeve për në spital ose në vendngjarje. Familja pa garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh; vetëm prindërit, bashkëshortja e Fitimit dhe dy fëmijët e tij janë nën mbrojtje. Familja e Nuredin Dumanit ka marrë azil jashtë Shqipërisë, ndërsa Dashnor Dumani nuk është i mbrojtur. Heqja nga programi, SPAK i ka hequr Fitim Dumanit statusin e mbrojtjes dhe, sipas tij, ka vendosur kusht: rikthim vetëm nëse Dashnor Dumani pranon të bashkëpunojë. Premtime boshe, ai akuzon kreun e SPAK se nuk e mbron dhe jep vetëm premtime pa mbulim.

Fitim Dumani: Edhe këtë Durim Bamin, që e ngatërrojnë, i bien më qafë kot.

Flamur Vezaj: Për cilin rast?

Fitim Dumani: Për vrasjen e vëllait të atij…

Flamur Vezaj: Po përse nuk e ka bërë Durim Bami vrasjen e Ndokës?!

Fitim Dumani: Sa ke lidhje ti, ka edhe ai.

Flamur Vezaj: Po kush e ka bërë, ke informacion? E ka thënë Nuredin Dumani se kush?

Fitim Dumani: S’ka lidhje Nuredini aty, ka lidhje dikush tjetër.

Flamur Vezaj: Kush? Të Fushë Krujës apo të Shkodrës?

Fitim Dumani: Jo, jo jo s’kanë lidhje fare as ata andej. Vrasja… aty do shohim se ku shkon SPAK-u. Është porositur nga dikush që është shumë i madh këtu. E ke në burg.

Tre vite më parë, në 2 Qershor 2022, gazetari Artan Hoxha ka folur për një dëshmi tronditëse të Nuredin Dumanit. Ai tha në emisionin “Opinion” se sipas Dumanit, Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputetit të PS.

Ngjarja për të cilën flet gazetari dhe e dëshmuar nga Nuredin Dumani para SPAK, lidhet me ekzekutimin mafioz në derën e shtëpisë së Aleksandër Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Ngjarja dhe sot e kësaj dite është pa autor.

“Një nga tre politikanët më të rëndësishëm që janë sot, gjatë një fushate ka porositur një vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, pas fushatës elektorale. Konflikti ka nisur gjatë fushatës në Qarkun e Lezhës, gjatë kohës që bëheshin takime. Pas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësues i mazhorancës. Është vrasje pa autor.

Sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm.

Nuredini thotë se me personat që janë marrë me ngjarjen unë kam pasur njohje. Ai ka dhënë dëshmi. Puna është si do verifikohet. Kjo është shumë e rëndë po të ketë ndodhur. Por fakt është që Sandër Ndoka është vrarë në derën e shtëpisë”, u shpreh Artan Hoxha në Opinion.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…