Do ju dh*mbë shpirti/ Babai i ndërroi jetë në aksident, vajza e mitur përlot me dëshirên qe kishte ai

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit një muaj më parë, baba i tre fëmijëve të mitur, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve.

34-vjeçari u përplas nga një makinë ndërkohë që po kalonte rrugën, e pas 10 ditëve në koma ai nuk mundi të mbijetonte. Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ka nisur një fushatë për t’i ndihmuar e për të plotësuar amanetin e fundit të Kreshnikut, një shtëpi për fëmijët e tij.

Kreshniku ka qenë jo vetëm një bashkëshort i mirë, por një baba i jashtëzakonshëm për tre fëmijët e tij, e në mënyrë të veçantë për Nikitën, fëmija i tyre i parë. Ajo beson ende sot e kësaj dite se ai aksident është vetëm një ëndërr.

“Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo për asgjë. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte një baba si ai. Nuk e shpreh dot të gjithë dashurinë që kam pasur për atë. Ishte shumë i veçantë për mua. Babain doja më shumë.

Për ne erdhi në Fier, të realizonte ëndrrën time të isha këngëtare. Më thoshte gjithmonë mëso, kam në plan t’ja realizoj dëshirën babait. Do doja që këtë vit shkollor ta nisja me babin, por nuk ndodhi ashtu. Ndonjëherë mendoj se është ëndërr, por pastaj kuptoj që është realit. Na kishte premtuar një papagall, nuk na e bleu dot. Të kishim një shtëpi, dhe të jetonim të gjithë bashkë”.

Bashkëshortja e tij rrëfeu ditën kur mësoi për aksidentin, që do t’i ndryshonte gjithë jetën e saj.

“Hapa telefonin dhe pashë që kishte ndodhur një aksident. Mora vesh që ishte burri im, kur shkova i gjeta shapkën. Nuk e njoha, ishte shpërfyturuar.

Sa plagë ka marrë, çfarë ka ndjerë në ato momente. U dergjëm 10 ditë në spital, por nuk ia doli. Përse më la vetëm? Nuk e prisja të ndodhte kështu, nuk e kisha imagjinuar kështu. Më preu krahët. Vajzat çdo ditë kalojnë te vendi i aksidentit dhe kthejnë kokën, sepse është shenja atje”-tregoi ajo sonte./ Top Channel

Related Posts

“Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë…

Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej…

I fundit! Qeveria kthen transportin publik në shtetëror, ja çfarë pritet të ndryshojë për qytetarët

Qeveria ka njoftuar se brenda mandatit të katërt planifikon ta rikthejë transportin publik nga shërbim privat në shtetëror. Në programin qeverisës të miratuar më 18 shtator parashikohet…

Lajm i keq! “Ndryshimi i skemës nuk e rrit pensionin menjëherë”/ Flet ekspertja: Ja sa vite duhen të ndryshojë

Ekspertja e cështjeve të ekonomisë, pedagogia Teuta Nunaj Kortoçi ishte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për reformën e pensioneve në Shqipëri, një premtim prej…

Hartë nga dokumentet sekrete të Gjermanisë e shek. 13-15-të, Shqipëria Natyrale superfuqi në Ballkan, Greqia nuk ekzistonte!

Dita-ditës hartat dhe dokumentet sekrete nga arshivat e superfuqive Europiane po dalin nga vendet e “kyçura mirë” ku ato fshiheshin për shekuj me radhë! Por, ajo që…

Ç’më panë sytë”/ Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”…

Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione….

A do të japë dorëheqjen apo do rikandidojë në zgjedhjet e 2029? Berisha shtang me përgjigjen

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar se nuk do të heqë dorë por do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2029….