“Mos më harroni” Fjalët që Kreshniku nuk mundi t’ja thotë dot vajzave, djalit 9 muajsh dhe bashkëshortes

Një letër drejtuar tre fëmijëve jetimë të Kreshnik Tomanit, të riut që humbi jetën tragjikisht në Fier, pasi u godit nga një makinë teksa kalonte rrugën. 10 ditë në agoni, në koma… por Kreshniku nuk u çua dot më… pas la tre jetimë.
Familjes time të dashur,

Nëse jeni duke i dëgjuar këto fjalë, atëherë unë nuk i kam hapur dot sytë për t’i parë fytyrat tuaja edhe një herë të fundit.

Kam menduar se do të kisha më shumë kohë për të qëndruar afër jush, më shumë mëngjese për t’ju thënë mirëmëngjes e më shumë mbrëmje për t’ju uruar natën e mirë. Por dijeni se dashuria ime për ju është e përjetshme e nuk e shuan dot as vdekja.
Vajzës time të parë, Nikitës
Faqepetulla e babit, ti ishe bekimi i parë në jetën time dhe më mësove ndjesinë e bukur e të qenit baba. Jeta ime ka qenë e mbushur me shumë vuajtje e kjo më ka mbyllur në vetvete e më ka bërë më të ndrojtur, por kur të mbajta ty në krahë për herë të parë, ndjeva të të bëja një premtim. “Kurrë nuk do të vuaje si unë.”

E nise jetën me një betejë të madhe sepse vetëm 4 muajshe luftove meningitin, por ti ke qenë gjithmonë shumë e fortë dhe njësoj si atëherë, jam i bindur që edhe tani do e gjesh forcën ta kalosh dhimbjen që po ndjen nga largimi im. Ti ke lindur me një zë magjik e siç ia kemi premtuar njëri tjetrit, duhet të vazhdosh ëndrrën tonë, të ngjitesh në skena të mëdha dhe t’i lejosh edhe të tjerët të përjetojnë atë që unë përjetoja nga magjia e zërit tënd. Ne këndonim bashkë kudo: në shtëpi, në makinë, në festa, e pengu im më i madh është që po iki e po të lë vetëm, por kënga jote nuk duhet të pushojë asnjëherë. Më premto çupa ime, më premto që do të vazhdosh të këndosh. Dije se unë do të të dëgjoj gjithmonë e do jem aty, i ulur në rresht të parë duke të të duartrokitur.

Coli i babit, Fjorisa ime e vogël dhe lozonjare
Ti je ende e vogël, 6 vjeç dhe koha jonë bashkë ishte shumë e shkurtër, por uroj që kujtimet që të kam lënë t’i mbash me vete përgjithmonë. Cdo mëngjes kur dilja nga shtëpia në orën 5, ndaloja e shihja fytyrat tuaja të bukura kur flinit, ju ishit energjia që më duhej për të vazhduar ditën dhe për të punuar fort. Më fal që nuk isha pranë teje ditën e parë të shkollës. Në vend të dorës time, dora jote shtrëngonte një lule që ti e le në vendin ku ndodhi aksidenti. Unë ika duke mbajtur në mendje zërin tënd, ti nuk doje të ndaheshe kurrë nga unë. Sa herë të mërzitesh kujto momentet tona bashkë, kur luanim në kuzhinë e ti hipje mbi kurrizin tim e më kërkoje të vrapoja në shtëpi, apo kur pas çdo këshille që të kam dhënë thoshe “Nuk do e harroj kurrë, ma ka mësuar babi”. Ti nuk e di se sa shumë gëzim ka ndjerë zemra ime me ty e ato fjalë nuk i kam larguar kurrë nga kujtesa.

I vogli im, djali im i vetëm
Nuk të gëzova dot. Ti nuk do e kujtosh fytyrën time e as zërin tim sepse të lashë 10 muajsh. Nuk do mbash mend asgjë nga unë e kjo ma thyen zemrën. Gjithmonë thosha se edhe 7 vajza të kisha, prapë e doja një djalë. E kur njerëzit më uronin për shëndetin tënd, për mua ishte urimi më i çmuar. Mezi prisja të rriteshe, thurrja plane për atë që na priste, ëndërroja hapat e tu të parë, pasionet e tua. Pyeti motrat e tua për mua bir, pyete mamin, e ato do të të tregojnë se sa shumë të desha e do të të dua gjithmonë. Bëhu djalë i mbarë, dëgjoje mamin e kujdesu për të dhe për motrat.
Gruas time, mamasë tuaj të dashur

Kur hape derën e dhomës së spitalit nuk më njohe, aksidenti më kishte dëmtuar shumë e më vjen keq që kujtimi yt i fundit me mua ishte i tillë. Ti mblodhe çdo forcë dhe më rrije mbi kokë çdo ditë. Me shpresën se do të zgjohesha, më flisje për fëmijët, më thoshe se më prisnin e se do të niste shkolla së shpejti ndaj duhet të çohesha e të shkonim te ata. E unë doja shumë të hapja sytë, luftova me gjithë qenien time por nuk munda. Ditën e fundit munda vetëm të lëviz pak dorën, doja të kapja tënden por nuk kisha fuqi. Doja të të flisja por m’u drodhën buzët e ndjeva që zemra po më qante por lotët nuk po rridhnin. E ti më pe dhe ndjeja lotët e tu që nuk pushonin. E kuptove që koha po na mbaronte. Ajo ditë ishte e fundit që do të të dëgjoja zërin e do ndjeja praninë tënde. Ishte takimi ynë i fundit dhe dita që për të dy ne do të mbetej një peng: Përse mbaroi kaq shpejt? Përse nuk patëm më shumë kohë? Përse duhet të ndaheshim kështu?

Kemi pasur një jetë të vështirë, e nuk u bë më e lehtë as në ditët tona të fundit bashkë.
Endrra ime për të të lënë ty dhe fëmijëve një shtëpi u ndërpre në mes, po ashtu edhe lutja për të qenë afër fëmijëve deri sa të rriteshin edhe pak. Doja të kisha patur më shumë kohë për të siguruar diçka më shumë për ju. Nuk doja të vuanit, nuk doja t’ju mungonte gjë. Dështova. Nuk e sigurova dot të ardhmen tuaj e kjo më dhembi deri në momentin e fundit. Uroj të më falni.
Amaneti im i fundit jeni ju. Mos më harroni kurrë,

Related Posts

Çfarë shkruan media e madhe “BBC” për “Diellën” në Kuvend: Rama e prezantoi…

BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audiencës së saj të gjerë sekuenca nga…

Po zien rrjeti, Kiara Tito sërish në pritje të ëmbël? Kjo foto e nxorri zbuluar!

Moderatorja Kiara Tito ka ndezur rrjetin me aludime për një shtatzëni të dytë të mundshme, vetëm një vit pasi ajo dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, u…

Historia që po prek zemrat e të gjithëve: Pas humbjes së Kreshnikut, 3 jetimët e tij marrin dhuratën më të madhe

Me ndihmën e mijëra shqiptarëve zemërgjerë, tre fëmijët e Kreshnik Tomanit, babait që ndërroi jetë tragjikisht në kulmin e rinisë, morën një dhuratë që i ndryshoi jetën,…

“Për t’i futur mbesën në punë”/ Zbulohet arsyeja që vëllai i ‘Rrumit’ kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit

Detaje të reja kanë dalë nga kërcënimi që vëllai i ‘Rrumit’ Vullnet Muça i ka bërë drejtorit të spitalit Durrës. Mësohet se shkak për kërcënimin është bërë…

”Bëni kujdes me …”/ Horoskopi ditor për nesër, e diel 21 shtator 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje do kaloni shume momente te lumtura gjate kësaj dite. Te gjithë planetët do iu nxitin te tregoheni sa me te hapur…

Tr*nditese, gjendet i vd*kur ne hotel burri

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në një dhomë hoteli, ku shtetasi grek S. N., 72 vjeç, është gjetur pa shenja jete. Ai ishte i shoqëruar nga…