‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

Emisioni “Fol me psikologen” është fokusuar këtë herë tek s eksi. E ftuar në studio gazetarja Zhaklin Lekatari, e cila ka një blog të sajin Tabu.al në një bisedë me psikologen Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të komunikimeve me ndjekësit.

Më shumë se 70% e personave që më shkruajnë thotë ajo, janë burrat dhe djemtë të cilët më pyesin se si mund ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta. Psikologia Lula: Cila është pyetja që të bëjnë më shpesh ndjekësit ?

Lekatari: Më pyesin se si t’ia bëjnë që ta zgjasin ejakulimin më shumë se 3 minuta ose si ta bëjnë që të zgjasë edhe kur ka filluar raporti s eksual apo penetrimi. Mendoj që kjo vjen nga mungesa e edukimit se ksual, mungesa e besimit në vete..

Psikologia Lula: Ata që të paraqesin të tillë shqetësim a kanë shkuar ndonjëherë tek andrologu?

Lekatari: Një pjesë e tyre thonë po

Psikologia Lula: Nga historitë që ndjekësit kanë ndarë me ty, cila të ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?

Lekatari: Disa nga ato që më thonë më duken naive, por pyetja që zë vendin e parë ishte një djalë i cili kishte gruan shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë ajo kishte patur marrëdhënie edhe me dikë tjetër. Ai pyeste se kujt do t’i ngjante fëmija. Kjo ka qenë pyetja më absurde që unë kam lexuar.

Psikologia Lula: Cila ishte mosha e tij?

Lekatari: Ishte mbi 30 vjeç dhe kur unë e pyeta se a kishte informacion se si ndodh ngjizja dhe fekondimi, si bëhen fëmijët më tha se nuk ngelte ai shtatzënë, nuk bënte fëmijë që të dinte si…

Gjatë emisionit u fol për fenomene si “Shokë me përfitime”, se ksi treshe, tradhëtia bashkëshortore dhe se ksi në telefon. Blogerja sqaroi se shokët me përfitime janë raporte mes djemve dhe vajzave, raporte se ksuale të cilat shkojnë përtej marrëdhënies sentimentale dhe emocionale, shok që konsumojnë shoqërinë dhe në aspektin fizik.

Fenomen ky që sipas Lekatarit është prezent edhe në shoqërinë shqiptare ashtu sikurse edhe marrëdhënia se ksuale e konsumuar mes tre personave, por të tilla marrëdhënie ekzistojnë tek një pjesë e vogël e shoqërisë.

Për sa i përket deklaratës së saj se meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë se ks Lekatari ka sqaruar se kjo vjen për shkak të mungesës së edukimit se ksual, ndrydhjes, mungesës së vetëbesimit, eksperiencës, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat kanë shumë vështirësi në njohjen e vetes së tyre, nëse nuk ke bërë hapin e parë masturbimin dhe njohjen e vetes është shumë e vështirë të bësh hapat e tjerë .

Në studion e “Fol me psikologen” ajo ka ndarë edhe historinë e një gruaje e cila kërkonte ndihmë pasi pas shumë vitesh martesë nuk arrinte dot orgazmën, madje për këtë kishte shkuar edhe tek një hoxhë.

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…