Familja Bregu është duke kaluar një periudhë sfiduese, pasi djali familjes, 17-vjeçari Kristian Bregu po lufton për jetën pas një diagnoze të rëndë. Pas javëve të shumta të vuajtjeve nga dhimbje koke, marrje mendsh dhe lodhje, mjekët zbuluan një tu mor të rrezikshëm në tru, i cili ka shkaktuar hidrocefali.
Kristiani u operua për të lehtësuar presionin mbi tru, por ndërhyrja e mëtejshme është jetike për shpëtimin e jetës së tij. Mjekët kanë konfirmuar se ai ka nevojë për një operacion neurokirurgjik të specializuar që mund të kryhet vetëm në një nga spitalet e Evropës, në Hanover, Gjermani.
Shpëtimi për Kristianin është gjetur, por veç kësaj dhe Zotit, i riu ka nevojë edhe për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Shpenzimet e ndërhyrjes janë të majme dhe familje e 17-vjeccarit nuk arrin t’i përballojë, ndaj shpresa e vetme e tyre që Kristiani të rikthehet në normalitet jeni ju shqiptarë.
Kushdo ka mundësi të kontribuojë në linkun e GOFUNDME
Përballë kësaj situate dramatike, familja Bregu kërkon mbështetje nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë në shpëtimin e jetës së Kristianit. Kostoja e operacionit dhe trajtimit është 75,000 €, një shumë e konsiderueshme që familja Bregu nuk mund ta përballojë vetë.
Përmes JOQ, familja Bregu apelon për ndihmën tuaj, e cila mund të jetë çelësi i shpëtimit të një jete të re, të mbushur me ëndrra dhe mundësi. Çdo kontribut, pa marrë parasysh shumën, është i vlefshëm dhe ndihmon që Kristian të ketë mundësinë për të luftuar dhe për të pasur një të ardhme të ndritur.
Operacioni është planifikuar për datën 6 tetor 2025, dhe vetëm me kontributin e të gjithëve ne mund të realizohet ky trajtim i domosdoshëm. Ju lutemi, dhuroni gjithçka mundeni, shpërndani këtë apel me miqtë dhe familjen tuaj, dhe bëni lutje për Kristianin dhe familjen e tij.