Rritje pensionesh muajin e ardhshëm, sdo ta besoni dot sa lekë do të shkojnë në xhepat e të moshuarve

Elmas Bogdani

Indeksimi i pensioneve këtë tetor pritet të jetë shumë më i ulët krahasuar me vitet e kaluara. Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj shpjegon se llogaritjet bazohen mbi normën e inflacionit, konkretisht atë të produkteve të shportës, që këtë vit nuk ka shënuar rritje të ndjeshme. Sipas saj, ndryshe nga periudha kur u arrit një indeksim i jashtëzakonshëm prej 8.6%, treguesit aktualë nuk e justifikojnë një nivel të tillë, duke e kufizuar rritjen e pritshme në jo më shumë se 3%. “Indeksimi për pensionet që bëhet në tetor në tre vitet e fundit është bazuar në normën e inflacionit. Por norma e inflacionit ka një specifikë në rastin e pensioneve: është norma e inflacionit e produkteve të shportës. Ne aktualisht kemi të deklaruar zyrtarisht nga INSTAT normën e inflacionit bazë (si normë mesatare e të gjithë produkteve, shërbimeve e me radhë) dhe kjo është në nivelet 2.3-2.5%.

Prezumohet në këtë rast që norma e inflacionit të shportës ndoshta mund të jetë diçka edhe më tepër, por unë nuk gjykoj se do jetë diçka më shumë se 3%. Më shumë se 3%, nisur nga të gjithë këto indikatorë. Sepse edhe vetë produktet ushqimore nuk kanë pasur norma shumë të larta rritjeje. Ajo pjesa e 8.6% që ka ndodhur indeksimi [në një] periudhë, ishte një rast. Nuk gjykoj në këtë rast se do jemi në këtë nivel, më shumë se 3% indeksimi i pensioneve”, është shprehur ekspertja. Duke folur për kuptimin e indeksimit, ekspertja thekson: “Qytetarët janë edhe më familjarë me pjesën e indeksimit të pensioneve—edhe vetë vlera e pensionit ka këtë domethënie. Në momentin kur del në pension dhe merr një vlerë pensioni, qëllimi është që gjatë gjithë jetës së gëzimit të këtij pensioni të kesh të njëjtën fuqi blerëse.

Ndaj dhe bëhet indeksimi i pensionit, në mënyrë që pas pesë viteve, 10, 20, kur shpenzon, të blesh të njëjtën sasi malli që ke blerë në momentin që blerë edhe më përpara. Pra, kjo është pjesa e fuqisë blerëse”. Në vijim, ajo sjell një krahasim ndërkombëtar: “Sot, në këtë rast, ku bëhen dhe analizat, kryesisht jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por kudo në botë, vendet e zhvilluara, ajo që është krahasueshmëria më e saktë dhe njëkohësisht më e madhe mes vendeve është përmes fuqisë blerëse. Pasi një pagë sot në Shqipëri, nëse një qytetar ka një pagë në Shqipëri 1500€ (për ta marrë euron si një monedhë unike dhe për ta krahasuar dhe më lehtë me vendet e Bashkimit Europian), ndërkohë që 1500€ mund ta marrë dikush si pagë në Itali dhe 1500€ mund ta marrë në Luksemburg, ajo çka mund të blihet nuk është e njëjta. Pra, fuqia blerëse është e ndryshme”.

Për rolin e shtetit, Nunaj thekson gjatë intervistës së saj për “Report Tv” se: “Normalisht është shumë shqetësues kur nuk është i kontrolluar. Pra, në analizën time, jo se duhet të jetë shteti ai që duhet të vendosë çmime në treg. Absolutisht jo. Por shteti në këtë rast duhet të luajë rolin e kontrollorit, për çfarë? Për të mbrojtur konsumatorin, për të zvogëluar abuzimet. Është shumë më e nevojshme që të jetë shteti që ta kontrollojë tregun. Nuk mund të ndodhë që të mos ketë një rritje të çmimeve, se rritjet e çmimeve ndodhin gradualisht. Rritja shoqërohet njëkohësisht me rritjen e të ardhurave. Ka gjithmonë një rritje kostosh, ka gjithmonë një rritje çmimesh për arsye nga më të ndryshmet, por duhet të shoqërohet me rritjen e të ardhurave”.

Ndryshimet e paralajmëruara nga qeveria

Gjithashtu brenda vitit të ardhshëm në Shqipëri paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa pensionet më të ulëta do të arrijnë në 200 euro në muaj. Të dhënat janë pasqyruar në programin e qeverisë, ku për bizneset parashikohet falja e detyrimeve të krijuara më shumë se 10 vite më parë. ndryshim do të ketë për taksën e pronës që do të vendoset sipas vlerës reale të pasurisë. Rritja e pagave dhe e pensioneve të cilat do të reformohen do të jenë në prioritet e qeverisë së re deri në vitin 2029. Në dokument thuhet se brenda katër vitesh pensioni minimal do të shkojë në 200 euro si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale ndërsa ato mesatare shkojnë në 400 euro. Gjithashtu në reformën e kësaj fushe parashikohet që pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës. Sa i përket rrogave, brenda vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 500 euro me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta. Ndërsa të ardhurat mesatare do arrijnë në 1,000 € deri në 2030 dhe 1200 në sektorin publik.

Related Posts

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….

U fut në ujë të akullt për 3 orë dhe nuk e la të mb*ytej — arsyeja pse kjo grua po prek zemrat e botës

Ajo qëndroi në ujë të akullt shumë më gjatë sesa forca e saj duhej të kishte mbaruar. Valët i tërhiqnin të dy, por ajo nuk lejoi as…

Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë

Dhimbja e tyre është po aq reale. Këto imazhe tregojnë diçka që shumë ende e injorojnë: kafshët ndiejnë. Ndjejnë frikë, humbje dhe dhimbje — njësoj si ne….

Kur ushtarët gjetën trupin e tij, shënimi i fundit nuk ishte për veten — ishte për macen e tij

Për tre muaj me radhë, pamjet nga dronët e vijës së frontit regjistruan në heshtje një miqësi të rrallë: një ushtar i ulur mes rrënojave, duke ndarë…