Prezantuesja e njohur v’des në një aks*dent ajror, pak momente pasi postoi foton e FUNDIT

Një prezantuese e njohur meksikane ka ndërruar jetë në një aksident ajror. Ngjarja tragjike ndodhi pak çaste pasi Debora Estrella kishte postuar një foto të avionit të vogël, teksa përgatitej për një mësim fluturimi.

Mediat e huaja shkruajnë se 43-vjeçarja dhe piloti Bryan Ballesteros humbën jetën kur avioni Cessna me dy ulëse, u përplas në tokë pranë një zone industriale në qytetin Garcia, në shtetin verilindor të Nuevo Leon.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të paverifikuara, ku pretendohet se është momenti tragjik që ndodhi të shtunën mbrëma. Videot shfaqin një avion të vogël që humb kontrollin dhe bie në tokë, ndërsa një helikopter sipër tij u shmang për të parë nëse mund të bënte diçka për ta ndihmuar.

“Gjejeni çfarë”, shkruante Debora në një postim në “Instastory” pak para aksidentit që i mori jetën.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Garcias, Manuel Guerra Cavazos, duke raportuar nga vendi i ngjarjes, u shpreh:

“Me keqardhje ju informoj se ndodhem këtu në vendin e ngjarjes. Është konfirmuar se një avion i vogël është rrëzuar dhe dy persona kanë humbur jetën, me sa duket një burrë dhe një grua, brenda pistës dhe pranë lumit Pesqueria në zonën industriale Mitras”.

Ish-bashkëshorti i Deborës, Jose Luis Garcia, gjithashtu gazetar, shkroi në rrjetet sociale për aksidentin menjëherë pasi ndodhi, pa e ditur ende se ish-gruaja e tij ishte një nga viktimat:

“Një avion është rrëzuar. Mbrojtja Civile në Nuevo Leon konfirmoi se dy persona kanë humbur jetën në aksident pranë zonës industriale Ciudad Mitras në Garcia. Avioni është filmuar duke u rrëzuar pranë lumit nga banorët”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…