I gërvishti makinën, Kristi qytetares: Kokërr leku nuk të jap

Dy vajza të janë përfshirë në një aksident automobilistik që ka ndodhur në zonën e rrethrrotullimit të “Kthesës së Kamzës”, ku automjeti i njërës prej vajzave ka marrë një gërvishtje në pjesën e pasme.

Vajza të cilës iu dëmtua makina i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që ndodhi. Pasi ndodhi aksidenti, dy shoferet vendosën që çështjen ta zgjidhnin privatisht pa ndërhyrjen e policisë.

Kristi, shoferja që gërvishti makinën, i premtoi denoncueses se do t’ia paguante dëmin sado që të shkonte. Por kur mësoi se dëmi kushtonte 90 mijë lekë të vjetra, Kristi refuzoi në mënyrë kategorike që të bënte pagesën.

“Kokërr leku nuk të jap. Do të më zhvasësh mua se ke servis vetë,” i thotë ajo në bisedë denoncueses.

Kjo e fundit tregon se makinën e përdor çdo ditë, dhe i tha Kristit që ta marrë dhe ta dërgojë ku të dojë për ta rregulluar, por ajo nuk pranoi. Në këto kushte e vetmja zgjidhje i ka mbetur denoncimi publik i ngjarjes.

Në mesazhin e plotë, denoncuesja shprehet:

Përshëndetje! Kam për të bërë një denoncim për një qytetare që më gërvishti makinën te “Casa Italia” në rrethrrotullim dhe nuk mban përgjegjësi. Mendova se do merreshim vesh si qytetarë, por përveçse më dëmtoi makinën, dhe më akuzon që unë kam servis dhe e bëj të marr lekë.

Kur më gërvishti makinën, zbrita dhe më tha: Sa të detyrohem e paguaj dëmin, nuk po e bëjmë me polici. Si vajza-vajzës i thashë ok. Shkëmbyem numrin e telefonit dhe smë shkoi mendja që t’i marr as targën.

E marr në telefon, ndërkohë pyes një që len makinën dhe më kërkoi 90 mijë lekë të vjetra. Ja çdj bisëdën dhe më thotë: Më duket shumë, ju jeni servis e doni të më zhvatni lekët. Atëherë i thashmë më merr makinën dhe ma rregullo.

Më vjen shumë inat se ka humbur njerzillëku.

Related Posts

“Mehmet Shehu, agjent i SHBA me pseudonimin ‘baab-007’”- Çfarë shkroi Mbreti Zog në mërgim për ish-kryeministrin! Misioni i gjatë 10-vjeçar në Bruksel

Cufja, (Isuf Mullai) ruante gjakftohtësinë në këto situata të turbullta, duke qëndruar syhapur për të kapur ndonjë të dhënë se ku mund të ishin strukur valixhet. Dhe…

29-vjeçarja shqiptare ne lot, kapa burrin duke me tr*dhtuar me shokun e ngushtë, bënte lëvizje femërore DUKE KAPUR..

Një vajzë 29-vjeçare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se është e tronditur nga ajo që ka bërë bashkëshorti i saj. Ajo tregon…

“Pas gjithë atij SULMI, LUFTE…”/ Teologia Merjem Lumi heq shaminë, lë fenë dhe bën rrëfimin e PAPRITUR (Video)

Merjem Lumi është një prej grave të pakta shqiptare që mori guximin të flasë publikisht për Islamin në rrjetet sociale, por së fundmi është rikthyer me një…

Sekuestrohen PASURI me vlerë 12 MILIONË EURO të dy BIZNESMENAVE të njohur! Hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…

Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura…

Stuhi e fuqishme në vend, dëme në bujqësi

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe breshëri ka përfshirë pasditen e sotme rrethin e Gramshit dhe si pasojë ka sjellë dëme…

U gjet i pajetë pranë hekurudhës në Peqin, identifikohet viktima! Ja çfarë dyshohet

Është identifikuar personi që u gjet i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin mesditën e sotme. Sipas burimeve, viktima është identifikuar si 67-vjeçari Bujar Mezini. Trupin…