Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në unazën perëndimore të qytetit të Fierit. Një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin, është përplasur me një makinë të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për të normalizuar qarkullimin dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.