‘Dielli i lekut te madh’ do ju lind në vjeshtë këtyre shenjave! Ja cfare sjellë ekuinoksi i vjeshtës për secilën shenjë

Ekuinoksi i vjeshtës ndodhi dje më 22 shtator. Në këtë moment, ka një kalim sezonal në vjeshtë; Dielli hyn në Peshoren dhe dita është e barabartë me natën.

Fillimi i vjeshtës na afron më shumë me synimet tona intelektuale dhe romantike, pasi rehatohemi dhe gjejmë shtigje të reja për të realizuar dëshirat.

Dashi

Bisedat e gjata (ndoshta edhe të vonuara), do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. Nëse ti dhe një person special e pëlqeni njëri-tjetrin, është momenti që të flisni hapur. Duke bërë diskutime të sinqerta, mund të punoni për të riparuar çështje që kanë qenë jashtë ekuilibrit gjatë kësaj periudhe.

Demi

Ambienti yt i përditshëm ka nevojë për një rregullim. Sistemimi i kalendarit dhe energjisë tënde është thelbësor për mirëqenien. Për të ruajtur qetësinë, duhet të menaxhosh kohën tënde me mençuri, pasi kjo do të të ndihmojë në organizimin e përgjithshëm.

Binjakët

Kreativiteti yt është duke lulëzuar dhe shpërthyer nga të gjitha anët. Si rezultat, po merr oferta nga shefi yt, për të përdorur aftësitë e tua në një fushë më të gjerë. Problemi është që po merr përsipër më shumë sesa mund të menaxhosh, prandaj kërko ndihmë para se të jetë shumë vonë.

Gaforrja

Ka ardhur koha për pak qetësi! Do të preferosh më shumë të qëndrosh në shtëpi gjatë këtij ekuinoksi. Të gjithë duan të të ftojnë diku, por ti do të gjesh justifikime të besueshme, që gjithsesi të mos i prishësh raportet me njerëzit. Mos u shqetëso, mund të dalësh më vonë, thjesht, tani të duhet kohë për energjitë e tua!

Luani

Krijimtaria dhe shpërthimi i ideve të reja që mund të çojnë në përparimin e karrierës tënde. E gjithë epiqendra e jetës tënde, për momentin, lidhet pikërisht me karrierën. Do të habitesh se sa shumë informacion dhe njohuri do të marrësh gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të shkosh aq larg sa e ke menduar.

Virgjëresha

Paratë janë në fokusin e ditëve që vijnë. Nuk është se po përjeton mungesë ose po një rënie të ardhurash, por gjithsesi, më shumë s’bëjnë asnjëherë dëm. Në fund të ditës, ti je mbretëresha e kursimit dhe organizimit.

Peshorja

Ditëlindja jote po afron dhe dëshiron të organizosh një festë të madhe me shoqërinë (e cila mund të ndodhë ose jo). Edhe nëse nuk e bën festën që ke dashur, me rëndësi është që gjithë njerëzit e çmuar janë prezent dhe e kanë gjithë vëmendjen tek ti.

Akrepi

Kalo më shumë kohë duke shëruar veten. Ndërkohë që shton mirësinë ndaj të tjerëve, mos harro të kujdesesh për veten. Largohu nga dramat dhe negativiteti, për të hapur një dritare të mirash. Qëndro pranë njerëzve që të duan dhe mos harro të sillesh mirë me veten!

Shigjetari

Nëse mund të sakrifikosh disa orë të javës, mund të duash t’i bashkohesh një nisme/kauze të rëndësishme për komunitetin. Edhe pse nuk është fitimprurëse, sërish do të ndihesh mirë që ke ndikuar pozitivisht në botë.

Bricjapi

Karriera jote po shënon një ngritje dhe tani po përqendrohesh në takime dhe darka pune, në vend të takimit me miqtë. Gjej kohë për t’u treguar miqve se kujdesesh edhe për ta! Nëse shfaqesh dhe qëndron qoftë 1 orë, sërish është shumë mirë për njerëzit e tu!

Ujori

Fillimi i vjeshtës të kujton ditët e shkollës; ndaj mund të mendosh të shtosh dijet e tua në një fushë të caktuar, ose të nisësh një pasion të ri. Kjo periudhë lidhet me studimin dhe mësimin e gjërave të reja, ndaj me shumë gjasa, në fund të ndikimit të ekuinoksit, do të dalësh një person më inteligjent.

Peshqit

Intuita jote është më e gjallë se kurrë! Dëgjo atë që zëri i brendshëm po të thotë. Vizionet e tua kanë kuptim dhe qëllim, pasi ato do të të çojnë drejt madhështisë. Mos i injoro ato, por gjithsesi, përdor edhe logjikën. Një bashkëpunim mes intuitës dhe mendjes të çon shumë larg.

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga Greqia, sapo u njoftua

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Aktivistja e njòhur shkon te várri i Fátos Nanos, e pabèsueshme ajo qe ka zbuluar

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë…

“Paturpësi!”/ E reja i merr qesen qytetares “sy për sy” në dyqan

Rastet e vjedhjeve, siç denoncojnë vazhdimisht qytetarët, duket se janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në vend. Një tjetër episod shqetësues është denoncuar në redaksisë tonë, këtë…

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar sot shtëpisë së Big Brother. Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, ku…

📸 DOSJA AKSHI | Si u ndërtua skema e dyshuar e manipulimit të tenderëve, rolet, përgjimet dhe episodi i famshëm ‘2 milionë bëhen 4’

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë të dyshuar kriminale që, sipas hetimeve, përfshin drejtues të lartë të AKSHI-t, biznesmenë dhe funksionarë të rendit, të cilët dyshohet…

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…