Egli flet për për marrëdhënien me Olsi Bylykun: Kam bërë një hap pas, por ishte gabim

Egli Tako ka rrëfyer për ish-lidhjen disa-vjeçare me Olsi Bylykun. E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ajo ndau një reflektim të hapur mbi përvojën e saj në atë raport dhe ndikimin që pati në karrierën personale. Egli tregoi se, në atë kohë, për shkak të moshës dhe eksperiencës më të vogël, vendosi shpesh të qëndronte në hije për të mbështetur partnerin e saj.

“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen se njëri duhet të bëjë një hap pas. Nuk është se ishte konkurrencë, por shpesh mundohesha të lija veten mënjanë dhe ta mbështesja atë në gjërat e tij. Të paktën kështu ndodhi tek unë. Nuk e di sa është kuptuar ose vlerësuar kjo,” u shpreh këngëtarja.

Me një sy më reflektues sot, Egli e pranon se ky vendim ishte i gabuar.

“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo nënvizoi se nuk është penduar për zgjedhjet e bëra në atë kohë. Sipas saj, edhe Olsi, me mundësitë që kishte, u përpoq ta mbështeste në mënyrën e vet, qoftë duke e bërë pjesë të ndonjë kënge, emisioni apo aktiviteti në prapaskenë.

“Pishman nuk jam, sepse gjithçka ishte pjesë e asaj etape dhe e përpjekjes që bëmë së bashku,”

Related Posts

Vjen lajmi i madh nga Greqia, sapo u njoftua

Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të dyja anët e kufirit Shqipëri–Greqi…

Aktivistja e njòhur shkon te várri i Fátos Nanos, e pabèsueshme ajo qe ka zbuluar

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa javë…

“Paturpësi!”/ E reja i merr qesen qytetares “sy për sy” në dyqan

Rastet e vjedhjeve, siç denoncojnë vazhdimisht qytetarët, duket se janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit në vend. Një tjetër episod shqetësues është denoncuar në redaksisë tonë, këtë…

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Juxhin Plovishti është banori më i ri që i është bashkuar sot shtëpisë së Big Brother. Ai është një nga aktorët e spektaklit të humorit ‘Portokalli’, ku…

📸 DOSJA AKSHI | Si u ndërtua skema e dyshuar e manipulimit të tenderëve, rolet, përgjimet dhe episodi i famshëm ‘2 milionë bëhen 4’

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë të dyshuar kriminale që, sipas hetimeve, përfshin drejtues të lartë të AKSHI-t, biznesmenë dhe funksionarë të rendit, të cilët dyshohet…

Tr*gjedi në autostradë: Çifti humb jetën teksa ndërronte gomën

Një aksident i rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Rodovia do Sol, duke tronditur komunitetin. Një çift i ri kishte ndaluar makinën në anë të rrugës…