E bujshme! Kengetari i njohur shqiptar kapet me dr*ge dhe a*më

Armë pa leje dhe lëndë nar kotike, reperi i njohur përfundon në pranga

Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i cili në skenën muzikore njihet me emrin Buta, po përballet me akuza serioze për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj tij, ndërkohë që artisti i njohur prej ditësh ndodhet nën masën e paraburgimit.

Sipas njoftimeve zyrtare, Buta u ndalua nga policia më 11 shtator 2025, gjatë një aksioni të zhvilluar në qytetin e Ferizajt. Dy ditë më vonë, më 12 shtator, Prokuroria i kërkoi Gjykatës Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua dhe u vendos të zgjasë deri më 10 tetor. Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, përmes një deklarate për “Betimi për Drejtësi”, ka konfirmuar se reperi aktualisht ndodhet në paraburgim dhe se ndaj tij po zhvillohen hetimet e nevojshme.

Detajet nga Prokuroria dhe Gjykata

Ndërkohë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha, ka sqaruar se ndaj Butës është ngritur tashmë aktakuzë, ndërsa seanca e parë gjyqësore është caktuar për 1 tetor 2025. Sipas saj, masa e paraburgimit është vendosur si e domosdoshme për të siguruar rrjedhën e procedurës gjyqësore dhe për të shmangur çdo tentativë të mundshme arratisjeje apo pengimi të hetimeve.

Çfarë ndodhi natën e arrestimit?

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet ndaj reperit lidhen me një ngjarje të ndodhur më 11 shtator, rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Atë mbrëmje, Betim Januzi u kap nga organet e rendit duke mbajtur në posedim substanca të dyshuara narkotike, konkretisht kokainë dhe marihuanë, pa asnjë autorizim ligjor. Për më tepër, gjatë kontrollit ndaj tij, u gjetën edhe armë pa leje, gjë që e rëndon pozitën e tij ligjore.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se substancat narkotike ishin të destinuara për shitje apo shpërndarje, gjë që e bën çështjen edhe më të rëndë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për posedim të thjeshtë

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…