Nis va’ksinimi kundër gripit, ISHP zbulon detajet: Për herë të parë rezervim përmes e-Albania

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar shpërndarjen e 280 mijë dozave të vaksinës kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, ndërsa ka nisur zyrtarisht sezoni i virozave. Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, përmes një apeli publik, u bëri thirrje qytetarëve që të kryejnë vaksinimin sa më shpejt.

“Me fillimin e sezonit të vjeshtës shfaqen infeksionet respiratore. Personat obezë, efektivët e policisë, mësuesit, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj duhet të bëjnë vaksinën. Kryeni vaksinën në kohë që të jemi në një sezon sa më të mbrojtur dhe me sa më pak forma të rënda të gripit”, tha Tomini.

Për herë të parë, qytetarët mund të rezervojnë datën dhe orën për vaksinim përmes platformës e-Albania, si për veten ashtu edhe për fëmijët.

Ndërkohë, për pacientët kronikë që nuk mund të shkojnë në qendrat shëndetësore, mjekët dhe infermierët po ofrojnë vaksinimin në banesë, përmes shërbimit të kujdesit shëndetësor në shtëpi.

Related Posts

‘Pse e braktisa karrierën në gazetari për t’u shpërngulur në një ishull të izoluar me 40 banorë’

Ky vend është i mbushur me natyrë dhe me ndjenjë komuniteti. Vendosëm që ky ishte vendi ku donim të rrisnim fëmijën tonë. Jam e emocionuar por edhe…

Astronomët zbulojnë një planet të jetueshëm për njerëzimin, ja sa pranë është me Tokën

Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë kanë bërë një zbulim të ri tepër emocionues që i jep një shpresë të re kërkimit për jetë jashtëtokësore. Planeti i sapozbuluar,…

Moti i keq “pushton fqinjët”/ Shumë zona në shtetin grek pa energji elektrike, disa bashki shpallin gjendjen e emergjencës

Pas reshjeve të rrëmbyeshme që goditën Greqinë Perëndimore, mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët duke numëruar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe izolimi…

Astrologjia e shëndetit fizik dhe mendor: Si të kujdesesh për veten sipas shenjës tënde

Astrologjia dhe kujdesi për veten: si të relaksohesh sipas shenjës tënde Çdo shenjë e zodiakut ka energji dhe ritëm të vetin. Kjo ndikon në mënyrën si secili…

Horoskopi ditor, e hënë 24 nëntor 2025

Dashi Dite pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpeshherë te lumtur dhe do doni qe dita te mos mbaroje. Beqaret…

Lum ju qe i keni! Vjen pas shume kohesh lajmi ME I FORTE per euron

Monedha europiane ka shënuar një rimëkëmbje të dukshme, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar në dy muajt e fundit. Sipas të dhënave të Bankës së…