GJERMANI – Deputetja gjermane, Hanna Steinmüller, mbajti fjalimin në parlamentin gjerman me foshnën e saj në një transportuese fëmijësh. Këtë veprim ajo e bëri ndërsa po fliste mbi buxhetin Ministrisë së Ndërtimit në parlamentin gjerman. Sipas Blue News Steinmüller shkroi në rrjetin social Instagram “Ditë e egër”. Ndërsa parlamenti gjerman njoftoi në llogarinë e tij në Instagram se është hera e parë që një anëtare e parlamentit shfaqet me foshnjën e saj në seancën plenare.
“Për herë të parë sot, një anëtare e parlamentit qëndroi në foltoren e Bundestagut gjerman me foshnjën e saj”, njoftoi parlamenti në llogarinë e tij në Instagram.
Presidentja e Parlamentit Julia Klöckner shkroi gjithashtu në në Instagram se deputeteja 32-vjeçare e ka zotëruar në mënyrë brilante seancën së bashku me foshnjën e saj.
“Nënë me një foshnjë dhe një sfidë për kujdesin ndaj fëmijëve? Hanna Steinmüller e ka zotëruar këtë në mënyrë brilante me fëmijën e saj.” shkroi Julia Klöckner.
Politikania e CDU-së shkroi se për këtë arsye ajo e konsideron të justifikueshme lejimin e foshnjave në sallën plenare në rrethana të caktuara.