“Ps do të jetë dhe disa vite në pushtet”, Edi Rama njoftim te bujshem: Ja cdo i ndodhë Shqiperise

Kryeministri Edi Rama vijon të bashkëbisedojë me kritikët nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa kësaj radhe ka zgjedhur t’i japë një përgjigje një komentuesi, i cili kishte shprehur pikëpyetjet e veta mbi rritjen e Shqipërisë në hartën e turizmit.

Rama ka theksuar pozicionimin e vendit tonë në turizëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, duke vënë në dukje zhvillimet e mëdha të viteve të fundit në Shqipëri.

Komentuesi: Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!!Vetëm ne portin e Pireut po te shkosh dhe te shikosh se sa turiste lëvizin neper ishujt, në as qe do ti kemi për gjithë jetën tonë..

“Postova qëparë tabelën e UN Turism, organizata gjithëbotërore e turizmit ku janë anëtare të gjithë vendet e OKB. Mirëpo disa miq këtu kishin disa gjëra ndryshe për të thënë ndaj ia vlen të bëj një koment “Sy m’sy”.

I dashur Paulin, këtu flitet për rritje krahasimore me vitet e mëparshme jo për numra absolutë. Për numra absolut ne as krahasohemi dhe sa kemi pse krahasohemi, sepse është absurditet. Këtu flitet për cilin vend është zhvilluar më shumë në vitin që lamë pas, është rritur më shumë në % në raport me vetveten. Pavarësisht se ti mund të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, kjo nuk duhet të të pengoj mor vëlla të gëzohesh për Shqipërinë. Pse mos të gëzohesh. Qeveritë venë e vijnë dhe pse kjo e PS do jetë edhe ca vite, deri sa të fusim Shqipërinë në BE të paktën. Shqipëria mbetet përjetë, kur Shqipëria shkëlqen nuk ke pse ia kursen vetes një buzëqeshje.

Nuk e kuptova çfarë kishin parasysh për pyetjet për vitin ku jemi, por që jemi në 2025 e kam të qartë, sepse ky është viti i mandati të ri qeverisës që do e marrim më 11 maj. Nuk kam sesie e ngatërroj. Por dhe ju gëzoheni, mos kini frikë të gëzoheni. Këtë muhabetin që vetëm ne kishim mbetur pa u zhvilluar dhe kjo do ndodhte, mos e bëni është, se nuk është serioze, por shumë qesharake. Fakti që po ndodh, lidhet me punën kolosale që është bërë për të pastruar imazhin, llumin e plehrat, për të mbështet investimet në turizëm, bujqësi e me radhë… Suksesi i Shqipërisë turistike sot është vizioni, puna e kësaj qeverisë dhe askujt tjetër dhe aleanca jonë me sipërmarrjet shqiptare. Të tjerat janë llafe që i merr era. Era e 11 maj, yyy sa llafe do të marri me vete, ja erdhi, do ta shohim sa llafe do marri me vete ai 11 maj, i bukur do të jetë”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…