E paskemi ditur gabim! Okulisti-kirurg paralajmëron: Kujdes me kamomilin në sy, është njësoj si…

“Ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës sepse…”

Iftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se 15 vite, i specializuar në kirurgjinë e syrit dhe në okulistikë.

Së bashku me Ilvi Begollin ata kanë diskutuar gjithçka në lidhje me shëndetin e syrit, si ndikon teknologjia dhe si duhet të kujdesemi ne për gjithçka.Gjatë intervistës Ilvi e pyeti në lidhje me kamomilin që përdoret zakonisht për të shpërlarë sytë, sa i nevojshëm është në përdorim dhe a ka vërtet efekt.

Doktori shpjegoi gjithçka duke thënë se:

Unë në praktikën time ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës. Shumë nga nënat tona, kanë pastruar sytë, sklepat me kamomil. Në vetvete kamomila nuk është i keq për çaj apo për të pastruar lëkurën, por kur lagështira, uji hyn në sy me shije kamomili apo me shije tjetër ose në dush kur ne hapim sytë.
Ngaqë uji nuk ka pehashin e lotit që prodhon syri e irriton dhe krijon një edemë të epitelit të kornesë dhe me hapjen, mbylljen dhe fërkimin e syve ne mund të shkaktojmë plagë të vogla, këto lloj plagësh nuk na lënë të flemë gjumë. Na djegin sytë, na shpojnë ose na duket sikur kemi një qerpik në sy.

Gjithashtu okulisti-kirurg shtoi se:

Në të njëjtë mënyrë vijnë dhe pacientët që i hynë ashkla ose mekanikët që punojnë me gur fresibë, praktikisht e njëjta gjë ndodh edhe me ujin e kamomilës. Provokojmë sytë që të gërvishten lehtë dhe të shkaktojnë një erozion të eptelit dhe detyrimisht vijnë këto pasojat.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 22 nëntor 2025

Dashi Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Sot do futeni ne një etape te re dhe akoma me te bukur se me pare. Do ndiheni…

Pogradec/ Mes shiut dhe të ftohtit, babai nxjerr nga banesa e përmbytur fëmijën

Reshjet e dendura të shiut që prej disa ditësh kanë përfshirë vendin tonë po lënë pas një panoramë të zymtë e plot pasoja. Në disa zona të…

70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

Një grua indiane, Jivunben Rabari, e cila besohet të jetë rreth 70 vjeçe, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë falë një procedure të rrallë…

Fshati i përm’bytur nga uji, zhduket 76-vjeçarja

Një grua e moshuar nga fshati Progër i Devollit ka humbur kontaktet me familjarët dhe rezulton e zhdukur prej disa orësh. Bëhet fjalë për 76-vjeçaren Flora Hoxha,…

Vd*kja e gruas së Alban Hoxhës, gjykata jep vendimin për mjekun dhe reanimatoren

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët akuzohen për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila…

Fitoi Miss Universe 2025, por historia e Fatima Bosch është e veçantë

Bangkok, 21 Nëntor 2025 Miss Meksika, Fatima Bosch, është kurorëzuar Miss Universe 2025 në një ceremoni të mbajtur në Bangkok. Fitorja e 25-vjeçares vjen pas një muaji…