“A mund të guxojë Veliaj të dalë kundër Ramës?”/ Tr ondit politologu: ja e vetmja shpresë e Veliajt

Pedagogu Ermal Hasimja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku foli për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të këtij viti. Hasimja tha se e vetmja shpresë që mund të ketë Veliaj për momentin, pas shkarkimit të tij me vendim të Këshillit të Ministrave, është që mos ta ketë kryeministrin Edi Rama armik.

“E vetmja shpresë që mund ta mbajë Veliajn në këtë moment është të mos humbi, jo mos të humbi mbështetjen, sepse mbështetjen ai e ka humbur nga Rama, por të paktën mos ta ketë armik Ramën”, tha Hasimja.

Ai tha se Veliaj mund ta çojë çështjen e tij në Gjykatën Kushteuese dhe në Strasburg, por diçka e tillë sipas tij nuk do e rikthente atë politikisht.

“Nëse ai realisht beson se nga pikëpamja ligjore mund të fitojë diçka, pastaj shpresa nuk do të jetë te Kushtetuesja por ndoshta te Strasburgu, sepse Kushtetuesja mund të japë një vendim që mund të mos ti pëlqeje atij për 100 arsye.

Strasburgu mund të ishte një shpresë, duke supozuar se ai beson se janë shkelur të drejtat e tij dhe mund të arrijë. Megjithatë kjo nuk do ta kthente politikisht Veliajn në pozicionin ku është çfarë do që të ndodhte”, u shpreh pedagogu.

Ermal Hasimja: Nëse ai realisht beson se nga pikëpamja ligjore mund të fitojë diçka, pastaj shpresa nuk do të jetë te Kushtetuesja por ndoshta te Strasbrgu, sepse Kushtetuesja mund të japë një vendim që mund të mos ti pëlqeje atij për 100 arsye.

Strasburgu mund të ishte një shpresë, duke supozuar se ai beson se janë shkelur të drejtat e tij dhe mund të arrijë. Megjithatë kjo nuk do ta kthente politikisht Veliajn në pozicionin ku është çfarë do që të ndodhte.

Pastaj problemi madhor që ka Velij është kjo. A mund të guxoj të dali kundër Ramës? Nuk është çështja që do vonojë zgjedhjet. Çështja është a është i gatshëm të dalë në betejë kundër Ramës, sepse gjëja kryesore që preket nuk është çështja e vonesës së Ramës për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Do të ishte një lloj shkelje e autoritetit të Ramës, në sy të opinionit publik dhe në sy të socialistëve. Dhe kjo besoj se është pyetja që i bën vetes Veliajt për të gjithë skenarët e tjerë. A mund të guxojë Veliaj të dalë kundër Ramës?

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…