Ish-banori i Big Brother VIP 4, G-Bani ka marrë vendim që të mos publikojë këgën e tij, bashkëpunim me këngëtaren Vesa Smolica.
Reperi përmes një video në Instastory ka shprehur ngushëllime Gjestit duke dhënë se kjo është gjëja më e pakta që mund të bëjë pas kësaj tragjedie.
Ai kishte planifikuar ta publikonte këngën sot, por ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për shkak të ngjarjes tragjike.
Edhe këngëtarja Rozana Radi ka shprehur ngushëllimet, teksa thotë se s’ka fjalë për këtë tragjedi.
“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë .” Gjesti behu i fortë skam fjalë”, ka shkruar këngëtarja, e cila kaloi muaj së bashku me Gjestin në shtëpinë e Big Brother Albania.
