Begaj kërkesë në OKB: “Duam punëtorë dhe studentë nga Banglandeshi”. Hapet fjala në Dhaka: Ka punë në Shqipëri!

Presidenca nuk ka bërë asnjë njoftim deri më tani, për një takim zhvilluar mes presidentit Bajram Begaj dhe një zyrtari të qeverisë së Bangladeshit në New York, nga ku kreu shtetit shqiptarë, ka kërkuar fuqi punëtore bangledeshase për vendin tonë. Dy media të ndryshme në Bangaladesh kanë raportuar takimin në New York të presidentit Bajram Begaj me një këshilltarë të qeverisë së atjeshme shoqëruar dhe më këtë foto.

“Shqipëria shumë e interesuar për të marrë punonjës nga Bangladeshi për tregun e saj të punës”. Ky është titulli gazetës “The Daily Star”.

Begaj kërkesë në OKB: "Duam punëtorë dhe

Ndërsa gazeta tjetër “The Business Standard” ka si titull “Rritja nevojës për punëtorë, Shqipëria kërkon punonjës nga Bangladeshi.

Begaj kërkesë në OKB: "Duam punëtorë dhe

Shqipëria shkruhet në të dy  këto shkrime të cilave u referohet gazetarja e Top Channel, ka shfaqur interes të madh për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar dhe gjysmë-kualifikuar nga Bangladeshi për të përmbushur nevojat e saj në zgjerim në tregun e punës.

Kjo propozim u përcoll nga Presidenti shqiptar Bajram Begaj gjatë një takimi me këshilltarin kryesor Muhammad Yunus në  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Na duhen punëtorë për vendin tonë, dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë kërkesa për të punësuar nga Bangladeshi,” citohet të ketë thënë në takim presidenti Bajram Begaj.

Begaj kërkesë në OKB: "Duam punëtorë dhe

Ai theksoi se bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet më tej, veçanërisht në sektorë si turizmi, duke nxjerrë në pah bregdetin jugor të Shqipërisë si një destinacion premtues për udhëtarët bangladeshas.

Këshilltarit Kryesor, Muhammad Yunus mirëpriti iniciativën, duke vënë në dukje se Bangladeshi, me fuqinë e tij punëtore dinamike dhe të re, është mirë i pozicionuar për të mbështetur rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për lehtësimin e procedurave të vizave nga ana e qeverisë shqiptare, duke theksuar se qytetarët bangladeshas aktualisht duhet të udhëtojnë në New Delhi për të aplikuar për viza.

Në përgjigje, presidenti Begaj tha se Shqipëria po konsideron futjen e vizave elektronike për shtetasit bangladeshas.

Asif Nazrul, i cili mbikëqyr Ministrinë e Mirëqenies së Emigrantëve dhe Punësimit Jashtë Vendit, konfirmoi aftësinë e Bangladeshit për të siguruar një gamë të gjerë fuqie punëtore, nga mjekët dhe infermieret deri te punëtorët e fabrikave dhe të bujqësisë. Ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi për të lehtësuar procesin e rekrutimit.

Presidenti Begaj gjithashtu njoftoi se universitetet shqiptare janë të gatshme të presin studentë bangladeshas nën skemat ekzistuese ndërkombëtare të regjistrimit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…