Familjet e viktimave në aksidente rrugore mund të përfitojnë dëmshpërblimin e bazuar në ligj pa nevojë ndërmjetësish

Një punëtor pastrimi humbi jetën mbrëmë në një aksident rrugor në Peqin, duke lënë pas familjarët e tij me vështirësi emocionale dhe financiare.

Humbja e tij do të thotë mungesë e menjëhershme e kontributit financiar në familje. Pakkush e di, por legjislacioni shqiptar, përmes Ligjit Nr. 32/2021 dhe rregullores së miratuar në të njëjtin vit, garanton të drejtën e familjarëve për dëmshpërblim financiar, pavarësisht nga kompania e sigurimit.

Familjarët mund të kërkojnë kompensim pa nevojën e avokatëve, duke njohur të drejtat e tyre ligjore të përcaktuara qartë.

Si përfitojnë dhe çfarë përfitojnë familjarët e viktimës?

Në rastin konkret, por edhe në çdo rast që familjet humbin një pjesëtar në aksident rrugor, trashëgimtarët ligjorë të punëtorit të ndjerë kanë të drejtë të paraqesin kërkesë dëmshpërblimi pranë shoqërisë së sigurimit të mjetit shkaktar brenda 2 viteve nga aksidenti.

Kërkesa mund të dorëzohet me shkrim ose elektronikisht. Shoqëria e sigurimit është e detyruar të regjistrojë kërkesën, t’u japë familjarëve numrin e regjistrimit si dëshmi, të sigurojë formularin zyrtar dhe listën e dokumenteve të nevojshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshpërblim Dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e kërkesës për dëmshmpërblim me pasojë vdekje përfshin: kërkesa zyrtare për dëmshpërblim, polica e sigurimit të mjetit shkaktar ose konfirmimi i mbulimit, llogaria bankare e kërkuesve të përfitimit, procesverbali policor ose dokumentacioni penal që përcakton fajësinë, certifikata e vdekjes, certifikata familjare dhe vërtetimi i të ardhurave neto personale të viktimës për tre vitet e fundit.

Si përllogaritet dëmshpërblimi?

Dëmshpërblimi për vdekjen nga aksidenti rrugor llogaritet sipas një formule ligjore, e përcaktuar qartë, fikse, pa hapësira interpretimi, që merr parasysh moshën, situatën familjare, të ardhurat vjetore dhe dëmin moral/ekzistencial për të afërmit e rrethit të parë. Përveç shumës së përllogaritur, shtohet edhe një shumë fikse prej 300,000 lekësh për shpenzimet e varrimit. Në këtë përllogaritje, sa më e madhe familja e ngushtë, aq më domethënëse shuma.

Afatet për trajtimin e kërkesës

Shoqëria e sigurimit është e detyruar të shqyrtojë kërkesën për dëme ndaj personit brenda 90 ditëve kalendarike nga data e depozitimit dhe të njoftojë familjen për masën e dëmshpërblimit, në rast se kërkesa pranohet, po ashtu edhe për arsyet ligjore të refuzimit, në rast se kërkesa hidhet poshtë.

Një sistem që garanton të drejtat e të dëmtuarve

Rasti tragjik në Peqin është një kujtesë e dhimbshme për pasojat që sjell pakujdesia në rrugë, por gjithashtu nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm të mbrojtjes ligjore të qytetarëve përmes sistemit të sigurimit të detyrueshëm.

Familjarët e viktimës nuk kanë vetëm të drejtën morale për drejtësi, por edhe një të drejtë ligjore për përfitim financiar, që ndihmon në lehtësimin e barrës që sjell humbja e një të afërmi në moshë pune.

Për këtë nuk kanë nevojë as për zyrë ligjore, avokat apo palë të treta që ua ndërlikojnë procesin: ky artikull sensibilizues do të mjaftonte. Drejtojuni kompanive të sigurimit të mjetit shkaktar, ose drejtojuni Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Në çdo rast është një e drejta juaj,

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…