Pamje nga aksidenti i rëndë/ Automjeti ra nga ura në përrua, policia dhe zjarrëfikëset nxjerrin Porshe nga uji (Video)

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Poliçan ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar dhe u plagosën rëndë 2 të tjerë. Sipas informacioneve mësohet se mjet tip Porshe që qarkullonte nga Poliçani në drejtim të Beratit, ka devijuar rrugën dhe ka rënë nga ura në përrua.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, mes tyre edhe dy zv.drejtorët e DVP Berat, Shkëlqim Xhezairi dhe Fran Kaçorri. Pasi është bërë kqyrja e vendit të aksidentit, është bërë e mundur edhe nxjerrja e mjetit nga përroi me ndihmën e shërbimeve zjarrëfikëse. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Si pasojë e aksidentit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Endri Vrushaj, 34-vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat. Të plagosur rëndë kanë mbetur dy pasagjerët, shtetasit Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu (Kristi Greku), 37-vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë” në Berat.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…