Silva Caka, ish deputete e LSI, e njohur si një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, ka kaluar papritur “ylberin” duke u bërë, as më shumë dhe as më pak, zv.Ministre e Brendshme në kabinetin e Edi Ramës!
Mirëpo zonja Caka, ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, duke kulmuar me etiketimin e kryeministrit si një “sociopat me kartelë” nga i cili nuk duhet pritur empati.
Megjithatë, marrja e Cakës në kabinet, tregon se empatia e Edi Ramës, qenka mjaft e bollshme…