“Një person na doli para dhe qëIIoi me ar’më”- Vr*sja e biznesmenit italian, zbardhet dëshmia e ortakut: Tentova t’i jap ndihmën e parë duke nxjerrë trupin nga mjeti, por… Në kërkim djali i tij

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Salari të Tepelenës pak pas mesnatës së të premtes (27 Shtator), ku u qëllua për vd ekje biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Sipas burimeve, viktima kishte për gjah së bashku me 3 persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij Eqrem Braçe dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Raportohet se ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip Land Rover dhe një Volkswagen, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia.

Në një prej automjeteve mësohet se ndodhej biznesmeni 44-vjeçar, pronar i fabrikës së tullave në Tiranë, ku edhe banonte prej 20 vitesh. Ortaku i viktimës, Eqerem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Ai është shprehur se ka tentuar t’i japë ndihmën e parë viktimës duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë.

Sipas tij, personi që i ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur, dhe për shkak të errësirës s’ka mundur ta identifikojë.
Kjo dyshohet se është arsyeja se pse trupi i pajetë i 44-vjeçarit italian ndodhej jashtë makinës.

Gazment Braçe, djali i ortakut të viktimës, është shpallur në kërkim pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por është larguar.

Ai kërkohet nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Përveç Eqerem Braçes, është edhe një person tjetër i shoqëruar nga policia, identiteti i të cilit s’dihet ende, si edhe raporti që ka pasur me dy ortakët.

Ndërkohë mbetet mister autori dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…