Ervin Mata, nga lidhja me Elvanën te sherri me vis Martinajn dhe miqësia me Erzen Breçanin

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për “bolin e kokainës Ervin Mata. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale në Brazil, pritet që Mata të ekstradohet në Shqipëri.

Por kush është Ervin Luan Mata?

Emri i Ervin Matës nuk është i panjohur për publikun shqiptar, jo vetëm për dosjet kriminale ku ai përmendet, por edhe për historinë e dashurisë me këngëtaren Elvana Gjata. Ata u fejuan në vitin 2017, pas një lidhjeje disavjeçare, në një ceremoni të thjeshtë dhe private. Elvana e kishte përmendur në intervista se ishte e dashuruar, pa zbuluar identitetin e partnerit, duke e cilësuar si “një bekim nga Zoti”. Më vonë, emri i Matës u bë publik pas përfshirjes së tij në ngjarjen e përgjakshme në ish-Bllok.

Më 4 tetor 2018, gjatë një përplasjeje me armë në lokalin “Monopol” në ish-Bllok, mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit dhe Eljon Hato u plagosën. Fillimisht u raportua se sherri kishte nisur për shkak të një ngacmimi ndaj Elvana Gjatës, por më vonë hetimet zbuluan një konflikt të thellë mes Matës dhe Martinajt, që lidhej me një ngarkesë kokaine. Pas ngjarjes, Ervin Mata qëndroi për disa muaj në arrati, duke u vetëdorëzuar më vonë në polici me pretendimin se ishte larguar “nga frika për jetën”.

Së fundmi, bisedat e përgjuara në aplikacionin Sky ECC kanë zbuluar lidhje të forta mes Matës dhe ish-zyrtarëve të policisë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, Ervin Mata është i lidhur familjarisht me ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, pasi djali i këtij të fundit është i martuar me motrën e Matës. Të dy rezultojnë të përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge, ndërsa në bisedat e zbardhura përmendet dhe këngëtarja Elvana Gjata, për shkak të një transaksioni të dyshimtë prej 500 mijë eurosh.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…