Ish-ministri dënohet me vd ekje, mori rryshfet 37.6 milionë dollarë

Tang Renjian, ish-ministër i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale në Kinë, është dënuar me vdekje me kusht nga një gjykatë në provincën Jilin, nën akuzën për marrje ryshfeti. Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Sipas raportimeve, Tang ka marrë ryshfete që përfshinin para dhe pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë). Këto përfitime i ka marrë gjatë periudhës 2007–2024, kur mbante poste të ndryshme në administratë.

Gjykata e qytetit Changchun vendosi të pezullojë ekzekutimin e dënimit për dy vjet, duke marrë në konsideratë rrëfimin e tij për veprimtarinë korruptive.

Tang u përjashtua nga Partia Komuniste në nëntor të vitit 2024, gjashtë muaj pas hapjes së hetimit nga komisioni antikorrupsion dhe shkarkimit nga posti i ministrit.

Çështja e tij vjen pas një serie hetimesh të ngjashme që përfshinë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Li Shangfu, si dhe paraardhësin e tij, Wei Fenghe.

Tang Renjian ka mbajtur gjithashtu detyrën e guvernatorit të provincës perëndimore Gansu nga viti 2017 deri në vitin 2020, përpara se të emërohej ministër.

Në janar të këtij viti, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se korrupsioni përbën kërcënimin më të madh për Partinë Komuniste dhe paralajmëroi se fenomeni vazhdon të thellohet.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…