Një video e veçantë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Gjermania, ku një vogëlushe shqiptare ka emocionuar prindërit e saj ndërsa këndonte me shpirt këngën “Xhamadani vija vija”.
Liana, vetëm 3-vjeçe, jeton me familjen e saj në Dortmund dhe është shfaqur duke kënduar në një lokal të qytetit gjerman, krejt natyrshëm dhe pa asnjë ndrojtje.
E vogla këndoi me shumë dashuri për Shqipërinë përpara personave të pranishëm në lokal, duke dhënë një mesazh të bukur se atdhedashuria nuk njeh moshë e as kufij.
Ky moment i bukur tregon edhe një herë se zemra shqiptare rreh fort kudo në botë.