Ishte fiksuar keq pas moderatores shqiptare, psikiatri nga Kosova përfundon në burg për përndjekje

Behar Kamberi, një psikiatër nga Kosova që prej vitesh merrej me trajtimin e fiksimeve dhe çrregullimeve emocionale të pacientëve, këtë herë nuk arriti ta shërojë veten nga një histori e ngjashme. Një pasion i papërmbajtur për një moderatore sportive shqiptare, me inicialet A.B., u shndërrua në një ngjarje që sot e ka çuar pas hekurave të burgut 302 në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për mediat se mjeku kishte zhvilluar një lidhje të fortë emocionale ndaj moderatores, të cilën e quante “dashuri platonike”. Por ajo që për të ishte ndjenjë, për moderatoren u kthye në shqetësim të vazhdueshëm. Situata arriti kulmin kur Kamberi udhëtoi nga Kosova drejt Tiranës dhe u shfaq para banesës së saj.

Moderatorja, e vendosur të mos përballej drejtpërdrejt me mjekun, njoftoi policinë dhe pranoi të takohej me të në një vend tjetër të kryeqytetit. Por aty e priste një skenar krejt ndryshe: efektivët e Komisariatit nr. 2, që ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan.

Sot, psikiatri kosovar akuzohet për përndjekje dhe ndodhet në paraburgim, duke u gjendur vetë në rolin e një personi që për vite me radhë përpiqej t’u jepte zgjidhje halleve emocionale të të tjerëve. Ironia është e hidhur: nga njeriu që këshillonte pacientët për të menaxhuar obsesionet, vetë u bë shembull i tyre.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…